Albspirit

Media/News/Publishing

KLP propozon bashkëshortin e Ermonela Felajt prokuror në Tiranë

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka propozuar emrin e Bledar Velikajt për prokuror pranë Prokurorisë së Trianës, duke ekzekutuar vendimin e Gjykatës Admistrative të Apelit. Velikaj është bashkëshorti i deputetes së PS, Ermonala Felaj, që më 2015, ish- presidenti Bujar Nishani nuk e dekretoi si prokuror. Ai kundërshtoi vendimin e ish-presidentit në Gjykatë.

Gjykata Administrative, në maj 2016 pranoi kërkesën e plotë të paditësit Bledar Valikaj. Por pasi ish-presidenti Nishani nuk u shpreh sërish, paditësi Valikaj i drejtohet me kërkesë Gjykatës Administrative të Apelit, në të cilën kërkon saktësimin e vendimit të shkallës së parë dhe më konkretisht, kërkon “Detyrimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë të bëje emërimin si prokuror të paditësit Bledar Valikaj”.

Please follow and like us: