Albspirit

Media/News/Publishing

Maryam Rajavi shpreh ngushëllimet e saj ndaj të afërmve të viktimave të përmbytjeve në Iran

Znj. Maryam Rajavi, presidentja e zgjedhur e Rezistencës Iraniane, u ka shprehur solidaritetin dhe ngushëllimet e saj më të sinqerta të afërmve të viktimave të katastrofës së përmbytjeve dhe popullit iranian, veçanërisht popullsisë së Shirazit, duke uruar edhe shërim të shpejtë për të plagosurit.

Ajo i bëri thirrje të rinjve fisnikë të vendit që t’i vijnë në ndihmë njerëzve në nevojë në Fars, Lorestan, Khouzestan, Sistan dhe Balouchestan, Isfahan, Boushehr, Ilam, Ghom, Kermanshah, Golestan dhe në pjesë të tjera të vendit, duke shtuar se ndërsa Khamenei, Rohani dhe mullahët e autoritetet e tjera kriminale mendojnë vetëm për mbajtjen në pushtet të diktaturës së neveritshme fetare, ndihma e pavarur dhe popullore për të prekurit nga fatkeqësia është një detyrë nacionaliste dhe patriotike.

Znj. Rajavi pohoi se regjimi i mullahëve dhe udhëheqësit e tij të korruptuar, si dhe Ushtria e tij Pasdaran (IRGC) i kanë intensifikuar deri në maksimum pasojat e kësaj përmbytjeje shkatërrimtare përmes shkatërrimit të mjedisit, dhe i kanë shndërruar në rrënoja qytetet e fshatrat e Iranit, duke plaçkitur gjërat që i përkasin popullit e duke i shpërdoruar ato për projekte represioni, terrorizmi dhe luftënxitjeje, si dhe për programe anti-iraniane bërthamore e raketore, duke ia mohuar kështu popullit edhe infrastrukturën më minimale për t’u mbrojtur nga fatkeqësitë natyrore si tërmetet dhe përmbytjet. Dëmet e qytetarëve tanë në jetë e materiale përballë këtyre katastrofave janë më të larta sesa standartet e botës dhe vendeve të tjera.

Gjatë fatkeqësisë aktuale, ndërkohë që çdo vend normal do të kishte përdorur të gjitha mjetet për të shpëtuar njerëzit në nevojë, prioriteti i regjimit të mullahëve dhe IRGC-së së tij e organeve të tjera represive është të shtypë lëvizjet popullore protestuese kundër këtij regjimi kriminal.

 

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit.

Please follow and like us: