Albspirit

Media/News/Publishing

Orjola Pampuri: Një nënë vetëvritet, nga dëshpërimi i varfërisë

 

 

Një nënë vetëvritet, nga dëshpërimi i varfërisë.

E sa të tjera gëzojnë se e kaluan dhe sot ditën, po nesër?

Ky është realiteti i trishtë i mijëra familjeve shqiptare, të cilat përpëliten në mjerim e skamje, pa gjetur asnjë “kothere” shprese.

Nga ana tjetër, qeveria mban me dhunë karriget, mban me forcë pushtetin, si ta kishin trashëguar nga nëna apo babai.

Atë karrige ua bleve atyre njerëzve të varfër për një kore buke, Edi Rama, e sot fryma po u mbaron, dhe të vetmen shpresë që kanë, është vetëm një alternativë ndryshe, për të dalë nga ky batak. Sigurisht pjesë e kësaj alternative është dhe largimi i këtij pushteti diabolik të veshur me Prada. E trishtë, e dhimbshme deri në kockë kur dëgjon që një nënë vetëvritet se s’ka me c’të ushqejë fëmijët, e neveritshme për ju që rrini e krekoseni në atë parlament qesharak duke ndërtuar ‘varka prej letre’ me të cilat po mbysni cdo ditë e më shumë këtë popull, neveri dhe për ju që hartoni politikat e mëdha në emër të grave, kur mjerimit i shtohen cdo ditë e më shumë gra të dhunuara, të pambështetura, të varfra, neveri edhe për ju që stoliseni e flisni me patetizëm në emër të tyre. Mijëra Gra, e familje, sot janë në varfëri ekstreme. E vetmja zgjidhje është një alternativë ndryshe nga kjo e diktatorit dhe hijenave të pamëshirshme që kanë marrë peng këtë vend. Ngrihuni qytetarë, ngrihuni kundër këtij regjimi diktatorial, kundër këtyre qënieve patologjike që mohojnë të vërtetën e trishtë që ka kapluar këtë vend e këta qytetarë të pafajshëm. Largimi i Edi Ramës, do të jetë një fillim i ri për këtë vend.

Please follow and like us: