Vargje poetike nga Katiola Karoli
Kris!
Je qëndisur me perla deti.
Syshkruar, ndriçim hënor.
Flokët hedhur supeve, dallgëzuar.
Aromë dehëse, fllad pranveror.
Ecën krenare dhe e vendosur.
Në rrugën tënde plot hijeshi.
dhe nëse të ndjekin nga pas sytë e botës
Nuk do e kuptojnë je njeri a perëndi?
Ti qofsh i bekuar, o yll qielli.
Që tokës dritën ia shton
Rrezaton ti më tepër se dielli.
Bekuar qofsh për çdo emocion.
Bota ime e çmendur
Tunduni re gjigande botën time shkatërroni
Dhe shi yjesh lëshoni mbi supet e mi.
Rrokullisuni shkëmbinj të ndjenjës sime,
Zemër e trup ma bëni shkrumb e hi.
Bota ime e çmendur, në kufij të marrëzisë
Nuk ka pse duhet më të egzistojë
Askush nuk i kuptoi fluturimet e shpirtit
Në ferr apo parajsë, le të shkojë ku të dojë.
Please follow and like us: