Albspirit

Media/News/Publishing

Ilir Levonja: Shqipëria ime, bastioni i propagandës

 

 

 

Shumë webe të majta kanë nisur një valë propogande rreth parave të lobeve ruse kur Lulzim Basha në pikun e parazgjedhjeve të vitit 2017, fluturoi drejt Amerikës si e si të bënte një foto me Donald Trumpin. Një trend tashmë i degjeneruar ky i llojit të politikanit shqiptar që paguajnë shuma të konsiderueshme vetëm për një foto. Nuk e di të kujt apo cilit lloj konsultuesi janë këto sugjerime, veç ta dini, është ai më i keqi më perversi dhe më i shëmtuari, përkundër atyre problemeve me shumicë që ka vendi jonë. Nga ana tjetër nuk është aspak modeli i duhur për të investuar në kulturën demokratike të të bërit politikë. Kam reaguar edhe atëherë dhe akoma e kam atë shijen e një zhgënjimi total karshi iks apo ypsilon personi a personaliteti, me konceptin se suksesi politik vjen nga fryma brenda shoqërisë dhe jo nga pozat e natyrës së showt publik. Fotot a fotomontazhet i përkasin hobeve njerëzore që janë normale deri tek qenia, personi që i posedon, kaq. Dhe anormale kur u serviren të tjerëve si suksese sidomos kur i përket një shoqërie e cila vuan nga obeziteti i mungesës së infrastrukturës, mungesa e ujit dhe e dritave, nga një stres social dhe nga një dëshirë e pambarimtë për të ikur një orë e më parë prej vendit të vet. Por jemi sot tek kjo valë propogande karshi lobimeve ruse, që ka përfituar Basha dhe partia demokratike. Po ta shtyjmë më tej këtë nga ana morale, Basha jo vetëm që nuk fitoi por edhe partia demokratike kurrë nuk e kishte parë veten në atë pozicion klasifikimi mandatesh. Kjo fushatë webesh e insipiruar edhe nga prokuroria e shtetit e cila thirri numrin një të opozitës si të dyshuar, të pandehur a ku di se çfarë tjetër…, se është absurde të mendosh një akt thirrje nën konceptin që ti ke qënë dijeni etj. Duke patur parasysh se një e më dy nga qeveria shtet, nga kanakarët e shumtë të saj, ata që Rama i quan kadrinjë, i mëshon lobimit, i mëshon herë më herë Rusisë, arrijmë në një përfundim, e gjitha është një propogandë. Dhe mjerë ata që i besojnë, mjerë ai vend.

E para ka të bëj me institucionin. Një masë e gjerë shqiptarësh i referohen drejtësisë dhe besojnë në përtëritjen e saj për të shmangur dështimin politik, me shpresën e një ringjallje përmes hekurave të burgut si Berishës, Bashës, Metës dhe Ramës. Nuk ka për të ndodhur, të paktën hë për hë. Kjo për arsyen e një kalbëzimi moral që kapur intelgjinca jonë, mbi të gjitha babëzia për t’u pasuruar. Janë këto disa nga arsyet që qoftë shëndetësia, drejtësia a të tjera janë shënjestra të dhunës dhe krimit. Institucioni i prokurorisë nëse do ishte në nivelin e duhur, së pari duhet të kishte marrë të pandehur Ramën, për lobimin me foto të Edi Ramës me Barack Obamën në shkurtin e vitit 2012. Mestari u dënua nga gjykata e New Jersit ku midis të tjerave pohoi se paratë kishin si burim Shqipërinë. Janë ato lobingje për mbledhje fondesh nga garuesit, dhe legjislacioni amerikan nuk i lejon financimet nga jashtë. Kjo mbeti një çështje nën pluhur dhe shqiptarët e zgjodhën Edi Ramën kryeministër të vendit. Një meritim total pas praktikës sipas kokës të vë dhe festen. Paralelisht me këtë në Shqipërinë tonë edhe sot e kësaj dite askush a asnjë parti nuk i deklaron burimet financiare. Megjithatë në kushtet e një rënie totale sot kemi luksin të merremi me lobimet ruse, pa vënë re aspak se një Putin shqiptar po i merr të gjitha pushtetet. Në kushtet e një rënie totale një opinion i tërë beson tek drejtësia bastarde e cila injoron faktin se si një ish i korruptuar, i nxjerrur nga kuvendi dy vite më parë, për mashtrim financiar, për përfitime fondesh nga buxheti i shtetit, i hiqet mandati nga gjykata kushtetuese, jo vetëm që nuk e thërret por mbyll një sy akoma edhe pse ai drejton kasën e burimeve financiare të partisë në pushtet. Në kushtet e një rënie totale shoqërore, kjo drejtësi nuk guxon të marri të pandehur një kryetar bashkie të Edi Ramës, edhe pse posedon tabulatet e bisedave telefonike me kartelin e drogës dhe krimit, rreth shtijës dhe blerjes së votave. Nuk e arreston një kryetar bashkie edhe pse dhëndri i tij vret e pret ditën me diell rrugëve të qytetit, i bën karshillëk deri ministrit të brendshëm të një shteti. Ngopuni me propogandë, besoni tek drejtësia se indeksi i transfertave i prurjeve nga jashtë ishte rritur për vitin që kaloi. Me gjithë respektin e mundit të bijeve tuaj, ka domethënien që jemi një shoqëri që mbahemi me lëmosha. Një shoqëri me siguracione sociale, me sytë matanë.

Please follow and like us: