NISHANI: JAM KRENAR PËR FËMIJËT E MI, NUK I KAM USHQYER ME PARA TË VJEDHURA…
Sot media e propagandës së narkoqeverisë u përpoq të injektojë si lajm negativ, procedurën e lënies së nënshtetësisë nga djali im.
Im bir jeton prej afro 10-të vitesh në Austri dhe është aktualisht një prej studentëve të shkëlqyer në Universitetin e Mjeksisë së Vienës, ku prej disa vitesh ka fituar edhe statusin e asistent/pedagogut.
Shteti Austriak i ka dhënë nënshtetësinë austriake por kanë rregullin që nuk lejohet dy shtetësia.
Unë jam shumë krenar për fëmijët e mij pasi vetëm më kanë nderuar dhe kurrë përfituar.
Turp dhe e papranueshme është ti ushqesh fëmijët me para të vjedhura apo paratë e krimit të organizuar dhe jo kur nderojnë prindërit dhe këdo tjetër që është në nevojë për ndihmë.
Kuptohet se qëllimi i kësaj fushate propagande jam unë.
Rregjimi i narkotrafikut dhe avoketërit e tij duket se paskan frikë prej aktivitetit tim qytetar.
Kjo më kënaq në fakt.