Albspirit

Media/News/Publishing

Njëzet vjet më pas, Kosova mbetet ende një çështje e pazgjidhur

 

Dy dekada pasi NATO filloi bombardimin e Jugosllavisë për të detyruar Sllobodan Millosheviçin t’i jepte fund fushatës së tij ushtarake, Kosova është një vend i lirë, por Serbia ende nuk e ka pranuar humbjen e saj apo krimet që ka kryer.

Identifikuesi i telefonatave tregonte se po telefononte Richard Holbrooke. Interesante, mendova. Holbrooke ishte në Beograd me Sllobodan Millosheviçin duke negociuar tërheqjen e forcave serbe nga Kosova.

Holbrooke ishte nxirë në Beograd. Negociatat kishin dështuar dhe NATO do të fillonte bombardimet të nesërmen.

M’u drodh zemra. Pas dhjetë vjetësh mbrojtje veprimit kundër tiranisë së Millosheviçit, gjërat kishin arritur deri në këtë pikë. Shtetet e Bashkuara më në fund po mbështesnin diplomacinë me një kërcënim të besueshëm force.

Holbrooke donte që t’i kërkoja shqiptaro-amerikanëve të lajmëronin të afërmit e tyre. Ai e dinte se inteligjenca serbe do të monitoronte telefonatat. Në vend që të kthehej në SHBA, Holbrooke shkoi në Budapest. Ai i telefonoi Millosheviçit të nesërmen, duke ofruar një shans të fundit.

Millosheviçi u tall: “Amerika nuk do të hyjë kurrë në luftë për të mbrojtur shqiptarët (një term përçmues për shqiptarët)”.

NATO filloi të bombardonte të nesërmen pasdite, më 24 mars 1999. Fushata ajrore zgjati 78 ditë derisa Millosheviçi u dorëzua. Isha krenar që Amerika hyri në luftë për të ndaluar gjenocidin në Kosovë.

Këtë javë është 20-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s. Kosova është e lirë dhe e pavarur. Kjo nuk mund të ndryshohet.

Megjithatë, vetëm 116 vende e kanë njohur Kosovën. Kur Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008, Serbia filloi një fushatë diplomatike për të penguar njohjen ndërkombëtare të Kosovës. Ajo ende refuzon të pranojë se Kosova u humb si rezultat i krimeve të Millosheviçit.

Një flamuri gjigant i Kosovës duke u shpalpsur në ndërtesën e qeverisë gjatë përgatitjeve me rastin e 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, 2018. Foto: EPA-EFE/PETRIT PRENAJ.

Aleksandër Vuçiç, kryepropagandisti i Millosheviçit dhe presidenti aktual i Serbisë, e mohon këtë gjë. Ai këmbëngul se Kosova është ende një provincë e Serbisë.

Dialogu Kosovë-Serbi filloi në vitin 2011. Në fillim ishte premtues. Megjithatë, jo shumë u arrit përtej marrëveshjeve mbi targat, prefiksit dhe menaxhimit të kufijve. Marrëveshje të tjera u kundërshtuan nga Serbia.

Dialogu u bë fiasko. Të dyja palët nuk kanë rënë dakord as për kuptimin e “normalizimit”. Serbia i referohet qeverisë së Kosovës si “autoritetet e përkohshme të Kosovës dhe Metohisë”.

Ndërsa zyrtarët serbë shprehin mirënjohje në tryezë në Bruksel, ata punojnë për të dëmtuar përpjekjet e Kosovës për të fituar njohje më të madhe globale. E përkrahur nga Rusia, Serbia në mënyrë aktive i dekurajon vendet për të vendosur marrëdhënie me Kosovën.

Ajo bën fushatë kundër anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare si UNESCO dhe INTERPOL. Ajo madje përpiqet të bindë vendet që e kanë njohur Kosovën që ta tërheqin njohjen e tyre.

Vitin e kaluar nuk pati njohje të reja. Pavarësisht përpjekjeve të ministrit të jashtëm të Kosovës, vendet po presin që dialogu të sjellë një marrëveshje.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka propozuar korrigjimin e kufirit në këmbim të njohjes. Shumica e kosovarëve e kundërshtojnë ndarjen. Debati ka qenë një shpërqendrim i madh. Në vend që të negociojnë me Serbinë, politikanët e Kosovës po debatojnë me njëri-tjetrin.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dhe presidenti Hashim Thaçi në parlament, 2018. Foto: EPA-EFE/VALDRIN XHEMAJ.

Plani i ndarjes është i konceptuar keq. Rregullimi kufitar jep tokë në këmbim të asgjëje. Vuçiç nuk mund të sigurojë një shumicë parlamentare për të ndryshuar kushtetutën e Serbisë dhe për ta njohur Kosovën. Ai nuk mund t’i detyrojë ata që nuk e njohin BE-në, sidomos Spanjën, që të ndërrojnë mendje. Nuk ka asnjë garanci se Rusia do të heqë veton e saj në mënyrë që Kosova të mund të bëhet një shtet anëtar i OKB-së.

Për më tepër, Vuçiç po luan një lojë të gjatë. Ai shpreson që komuniteti ndërkombëtar të humbasë interesin, ta braktisë Kosovën dhe të mirëpresë Serbinë në BE. Ai dëshiron që Brukseli të heqë Lapitullin 35, i cili kushtëzon anëtarësimin e Serbisë në BE me normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Vonesa dhe dezinformomi po funksionojnë për Vuçiçin. Serbia përdor tarifën si një justifikim për të bojkotuar dialogun, i cili do të qëndrojë i fjetur deri në zgjedhjet europiane në maj dhe në zgjedhjen e komisionerëve të rinj në vjeshtë.

Tarifat janë një çështje delikate, që e ka ndarë Kosovën nga Shtetet e Bashkuara. Në vend që të ushtrojë presion ndaj Serbisë për ta njohur Kosovën brenda kufijve të saj aktualë, administrata Trump fajëson Kosovën për pengimin e negociatave duke vendosur një tarifë 100 për qind për mallrat serbe. Ajo nuk arrin të pranojë se tarifat u vendosën në përgjigje të taktikave të rënda nga Serbia në takimin e Interpolit dhjetorin e kaluar, kur anëtarësimi i Kosovës u refuzua.

Axhenda e fshehtë e Serbisë përfshin manipulimin e serbëve të Kosovës. Përpjekjet e saj për të dëmtuar një shoqëri të përbashkët janë një sulm ndaj ndërtimit të shtetit të Kosovës. Serbisë nuk i bëhet aspak vonë për serbët e Kosovës. Vuçiç thjesht dëshiron të përmbushë projektin e Millosheviçit për aneksimin e territoreve të populluara nga serbët në Kosovë dhe Bosnje, duke krijuar kështu një “Serbi të Madhe”.

Serbia po kërkon të diskreditojë Kosovën në sytë e komunitetit ndërkombëtar dhe të komprometojë legjitimitetin e saj. Pasiguria po zë vend në ekonominë e Kosovës. Shkalla e papunësisë është më e larta në rajon. Në mungesë të statusit ligjor, investimet e huaja direkte kanë rënë.

Ndërkohë, Gjykata Speciale varet si shpata e Demokleut mbi kokën e Thaçit. Prokurorët kanë kryer shumë marrje në pyetje lidhur me krimet e dyshuara të luftës. A mund të jetë qëndrimi pro-serb i Thaçit një marrëveshje me Vuçiçin për të fshehur informacione nga Gjykata Speciale në këmbim të një koncesioni territorial që është i favorshëm për Serbinë?

Nuk parashikonim sfida të tilla kur NATO ndërhyri 20 vjet më parë. Perëndimi duhet të bashkohet në mbështetje të Kosovës si një shtet sovran dhe multietnik. Nga vitet 1990 mësuam se integriteti territorial është vendimtar për paqen dhe stabilitetin në Ballkan.

Ka ardhur gjithashtu koha që kosovarët të kërkojnë ndryshim. Nëse populli i Kosovës nuk e bën këtë, Gjykata Speciale ndoshta do ta bëjë.

David L. Phillips është Drejtor i Programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtave të Njeriut në Institutin për Studimin e të Drejtave të Njeriut të Universitetit të Kolumbias. Ai shërbeu si Këshilltar i Lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit nën presidentët Klinton, Bush dhe Obama. Ai është autor i “Çlirimi i Kosovës: Diplomacia detyruese dhe ndërhyrja e SHBA-së”, i botuar nga Harvard’s Kennedy School.

 

Please follow and like us: