Albspirit

Media/News/Publishing

Zamira Çavo: Ne të gjithë jemi skllevër modernë

 

 

Në përgjigje të disa mesazheve në inbox: pse nuk po mban qëndrim ndaj ngjarjeve të fundit politike? Mos je tërhequr nga analizat e situatave?

Ndjesë miq, por po flas sa më thjeshtë që të më kuptoni ashtu si i them unë mendimet dhe jo ashtu si i “përktheni ju”.

Unë besoj se ne jemi skllevër! Mendoni se nuk jemi skllevërit modernë të kohës moderne? Gaboheni! Jemi skllevër! Por nuk e kuptojmë dot këtë. Madje e durojmë me qejf të madh litarin që na kanë vënë në grykë!

Tashmë kemi harruar se ç’është liria! Kemi harruar të shikojmë se armiku i vërtetë i yni jemi vetë ne! Nuk pranojmë se ata që na tërheqin pas hunde në protesta e kongrese, janë ata që na kanë skllavëruar jetën, lirinë dhe të ardhmen tonë!

Nuk kuptojmë se ata që me demagogjinë e mashtrimin e rradhës, që me fjalime të bukura apo thirrje për dhunë e gjak, janë armiqtë më të ligj të shqiptarëve sepse në vend që të na drejtonin në rrugën e bashkimit dhe zhvillimit, na orientojnë drejtë përçarjes dhe shkatërrimit!

Dhe sa kohë që nuk arrijmë të kuptojmë këtë, por të bëjmë të “diturin” dhe mbrojtësin e “xhelatit” tonë, qoftë ky i pozitës ose opozitës aktuale, vështirë se mund të flasësh analizosh apo parashikosh!

Please follow and like us: