Ndiqet nga shkolla mësuesja që shkoi me minifund
Një mësuese është përjashtaur nga puna për shkak se ka postuar një foto me fund të shkurtër në rrjetin social Facebook. Prindërit e nxënësve kanë kërkuar menjëherë largimin e mësueses nga institucioni arsimor pasi sipas tyre ka thyer disiplinën e shkollës. Në foton e postuar mësuesja Tatiana Kuvshinnikova, shfaqet me një fustan të shkurtër dhe taka të larta në borë. Drejtoresha e shkollës Olga Gain, e cila ishte përpjekur ta pushonte nga puna edhe më herët, e denigroi mësuesen me anë të një letre. “Kjo është mënyra sesi vishen prostitutat-taka të larta, fustan mbi gju, gjithçka e ekspozuar. Kë po përpiqesh të ndjellësh? Ti nuk ke të drejtë të përdorësh titullin ‘mësuese’. Nuk është aspak e habitshme që i ke çmendur djemtë e rinj dhe vetëm një hap të ndan nga pedofilia.”, shkruante ndër të tjera ajo. Edhe pse mësuesja i kundërshtoi këto akuza me argumentin se është jeta e saj private për sa kohë që është jashtë ambienteve të shkollës, pavarësisht këtyre argumentave, drejtoresha nuk e ka menduar dy herë larigmin e saj nga puna./faxweb.al/