Albspirit

Media/News/Publishing

Skandali i tmerrshëm/Policia bleu me para manipulimin e dëshmitarit të dosjes Babale

Plot nëntë përgjime të reja po rrënojnë përfundimisht versionin e mbrojtur nga Edi Rama, policia dhe pokuroria se videoja që akuzonte vëllain e Fatmir Xhafës si organizator trafiku në Vlorë ishte një inskenim. Për muaj me radhë Rilindja dhe levat e saj në uniformat blu kanë mbrojtur të njëjtën linjë , sipas të cilët, zëri i vëllait të ministrit të brendëshëm, ishte luajtur nga një aktor, i paguar nga kundërshtarët e tyre, me emrin Alfred Alizoti. Madje, teatri u çua deri në sakaj. Kur ky i fundit i telefonoi me vullnetin e tij të lirë nr telefonik të policisë, 129-tës, për të thënë se ai dhe Babalja e kishin kurdisur bashkë të gjithën dhe se ai vetë kishte imituar rolin e Agron Xhafajt, vëllait të ministrit. Pas këti versioni opozitës dhe mediave i mbyllej goja për akuzat, madje ato damkoseshim me vulën e tij që inskenon skandale të rreme. Po ashtu vërtetohej thënia e kryeministrit Rama që ishte përbetuar para shqiptarëve se ai e dinte që e gjitha qe një farsë dhe ai madje kishte në dorë edhe provën shkencore për këtë. Pra gjitçka ishte drejt mbylljes me truimf të plotë të qeverisë,  kur nga PD u botua një video dëshmi e Alfred Alizotit se ai ishte shantazhuar dhe korruptuar nga drejtori i përgjithshëm i policisë. Këtu historia mori një kthesë të fortë. Dukej se të dy palët po e kërkonin shpëtimin duke u kapur pas një karagjozi me precendentë penale që i gënjente të gjithë për të fituar ndonjë lek më shumë. Fred Alizoti, po luante me disa porta. Por, damkosja e tij si një dëshmitar i pabesueshëm më shumë diskreditonte Edi Ramën dhe Fatmir Xhafën. Sepse ata kishin mbështetur gjithçka vetëm tek dëshmia e tij për të vërtetuar se përgjimet kundër vëllait të ish ministrit të brendëshëm, ishin inskenime. Por, kjo histori që hypën dhe zbret si një tren i çmendur malesh ruse, nuk do të përfundonte këtu. Të martën në darkë, në emisionin “Opinion”  ish deputeti Ervin Salianji, ka zbardhur plot 9 përgjime zyrtare të prokurorisë ku tregohet se si Alfred Alizoti, është përpunuar, paguar me para në dorë dhe është detyruar të bëjë dëshmi të reme për të vërtetuar versionin që i servirën Ramës dhe drejtësisë, Edi Rama dhe Fatmir Xhafa. Lapsi.al i ka dëgjuar edhe njëherë me vëmendje këto përgjime skandaloze (poshtë të transkriptuara dhe me zërin origjinal), ku duket qartazi se drejtori i Policisë së Fierit, Berti Nushi dhe nëndrejtori Andon Marko,  janë angzhuar me mish e me shpirt për të manipuluar të vërtetën. Janë plotë 9 përgjime në tre periudha kohore të ndryshme, në fillim të qershorit, në fund të gushtit dhe në fillim të tetorit që tregojnë se ata e mbikqyrin dëshmitarin e rremë Alizoti, i thonë se do shkoj dikush ti japë paratë, se do ti vijë një njeri “ta qerasi me birrë” dhe se ndahen në fund me “pezmin” se ai për paratë që ka marë do të duhet të bëjë pak burg. Nga këto përgjime del e qartë se përse Fatmir Xhafaj vazhdoi të mos jepte dorëheqjen ndërkohë që hetohej afera e vëllait të tij. Nga ato kuptohet më së miri se përse Edi Rama fliste me siguri se e kishte provën (laborator shkencor ndërkombëtar thoshte ai) për të thurur versionin që donte. Eshtë gjithashtu evidente se përse dy njerëzit më të rëndësishëm të policisë të një rrethi të madh si Fieri, i rrinin para mbarapa një delinkuenti lokal: ai u duhej për të mbrojtur alibinë e pushtetit. Nga kjo histori vërtetohet edhe njëherë se, “policia që duam” në vend që të mbledhi prova i shaktërron ato. Madje blen me para në dorë dëshmitarë të rremë. Ka disa pyetje që lindin këtu: nga i nxirrnin lekët e zeza këta drejtues policie që ia jepnin Alizotit? A mos mbyllej një sy nga shefat e tyre, që ata të merrnin para nga aktivitete të tjera kriminale, për të paguar dëshmitarin që i duhej Ramës dhe Xhafës? A ishte kaq e fortë trysnia ndaj drejtorit Berti Nushi dhe zv drejtorit Andon Marko sa ata kanë kryer vepër penale duke thënë nën betim se e kanë takuar vetëm njëherë Alfred Alizotin (përgjimet eprokurorise flasin për dhjetra takime e bidseda)? Natyrisht dy këta drejtorë policie që në çdo vend normal, sot do të ishin pas hekurave, sado të inkriminuar që të jenë, nuk kanë punuar për llogari të tyre. Versioni për të cilin ata janë angazhuar ishte versioni që i duhej Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt për të thënë se dosja Babale ishte një inskenim. Përgjimet e publikuara jo vetëm që heqin çdo dyshim për këtë, jo vetëm që i nxorën ata gënjeshtarë në sytë e publikut, por treguan njëkohësisht se edhe çfarë krimesh ata janë në gjendje të bëjnë, se si mund të kapin gjithë shtetin, vetëm për të mbrojtur versionin e tyre./lapsi.al/

Please follow and like us: