Albspirit

Media/News/Publishing

Basha: Ora e ndyshimit po vjen

Menjëherë pas fjalës së Lulzim Bashës, protestuesit kanë shpërthyer në brohoritje dhe mes thirrjes “Rama ik” vijojnë të qëndrojnë tek Parlamenti. Basha u shpreh se Kuvendi i vetëm janë qytetarët dhe protestat, dhe qëndresa e tyre do të vijojë deri në rrëzimin e qeverisë. “Ky, jashtë është parlamenti i vetëm që njeh opozita e bashkuar dhe eshte parlamenti i  popullit të bashkuar. Për 6 vite me radhë kjo bandë vodhi e varfëroi shqiptarët, i gjobiti, rriti taksat, energjinë coi në burg e në vetëvrasje familjarët që nuk i paguanin dot faturat e kripura, shkatërroi mijëra biznese, qindra mijëra i drejtoi në dëshpërim, shkatërroi shëndetësinë, mbylli qindra shkolla”- tha Basha. “Atë derë do ta hapim bashkë dhe me cdo kusht. Jemi për të nisur së bashku një rrugëtim për qeverinë e të ardhmes suaj, e të fëmijëve tuaj. Me protestat që nuk do të ndalen deri në rrëzimin e qeverisë kusarë të Ramës dhe kryehajdutit. Kemi nisur bashkëbisedim kombëtar për themelet e demokracisë së re, të standardeve dhe parimeve evropiane dhe amerikane”- tha Basha. ”Ora e ndyshimit po vjen, e një shteti që është për qytetarët e për këtë misioni më i madh që do ta cojmë deri në fund është shembja e rrëzimi i qeverisë së krimit”, tha më tej Basha.

Please follow and like us: