Fritz RADOVANI: BAJRAM CURRI, MIK’ I SHKODRES
BAJRAM CURRI (1862 – 1925)
GAZETA “ORA E MALEVE” SHKODER…Viti II, e Shtunë, Nr. 29…
- 12 KORRIK 1924, MËRRITJA E BAJRAM CURRIT NË SHKODER…
Mbramë, me 11 Korrik, ka urdhnue në qytetin tonë Kreshniku i Gegnisë, bashkë me Atdhetarin e njohtun Azis Strazimiri… Arritja shumë vonë nuk na lejoi me i ba pritjen që meriton… Të nesermen Ai vizitoi Kuvendin e Fretenve, Shtëpinë Marubi dhe u takue me L. Gurakuqin, disa grupe të Shkodres, per të cilët u shpreh me telegrame nga Tirana…
- Falnderim nga ana e Kolonel Bajram Currit:
Me rastin e mërritjes së Kolonel Bajram Currit në Tiranë, Grupi i Orës së Maleve, Voglia Shkodrane, Grania e Shkodres, Shoqnia e Puntorisë, Shoqnia Bogdani e zotni të tjerë shkodranë, i kanë dergue telegram përgëzimi dhe urime.
Zotni Kolonel Bajram Curri Ju përgjegjë:
Grupit Ora e Maleve:
“Popullit katolik të Shkodres, që gjithmonë ka kenë prijës në fushë të shqiptarizmës, i paraqes falnderimet e mija ma të sinqerta për urimet që më ban.”
Granisë Shkodrane:
“Urimet t’ Ueja të sinqerta jo veç që më bane me harrue vuejtjet e mundimet, tue më kurajue me sherbye edhe ma shumë për të mirën e Atdheut, por veçanërisht, më shtojnë simpatinë që kam ushqye për Ju, stërmbesat e Teutës, të cilat gjithmonë kanë kenë ndera e Shqipnisë.”
Voglisë Shkodrane, Shoqnisë së Puntorisë, Shoqnisë Bogdani: (Sejcila veçmas)
“Ju falemnderës për urimet që më bani.
Ju siguroj, se gjithmonë do të përpiqem për plotësimin e detyrës për të mirën e Atdheut.”
29 MARS 1925:“Në nji pallat të Tiranës Ahmet Zogu me nji të zgerdhime satanik u qet me pi satelitvet të gëzueshem tue u thanë: Tash nuk drue ma kend!” E ashtu ngjau!..
- Koha vertetoi se: “Per një grusht pare ari” shumë vetë e mbyllen jeten me faqe t’ zezë!
Po, mos harroni: “Historia e Popullit Shqiptar asht e shkrueme me Gjak Kreshnikësh!”
Melbourne, 28 Mars 2019.