Albspirit

Media/News/Publishing

Rama: Zgjedhjet lokale do bëhen në afatin e caktuar

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Parlament ka deklaruar se nuk do të ketë asnjë shans për të negociuar apo për të arritur një kompromis për zgjedhjet e parakohshme.

Sipas tij, opozita në Parlament nuk futet më deri në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme që sipas tij do të mbahen në qershor të vitit 2021.

Gjithashtu Rama theksoi se zgjedhjet vendore do të mbahen edhe pa opozitën, ndërsa shtoi se nuk do bëhet asnjë kompromis.

“Sot dhe në vijimësi do dëgjojmë avazin nuk hyjmë në zgjedhje. Është puna e tyre. E mira e tyre është të hynë në zgjedhje, e keqja e tyre është të mos hyjnë në zgjedhje. Natyrisht Shqipërisë nuk i bëhet nder nëse siglat e atyre partive që janë jashtë nuk janë në fletën e votimit në zgjedhjet vendore, por qederin më të madh ia kanë bërë, po ia bëjnë dhe do ia bëjnë vetes.

Hyjnë apo nuk hynë opozita, zgjedhjet vendore do mbahen në afatin e caktuar. Do marrim përsipër të qeverisnim edhe aty ku ata kanë qeverisur deri sot dhe të qeverisim shumë më mirë se ata dhe për ata që ne nuk na kanë votuar dhe përsëri nuk do vijnë të na votojnë. Ideja se këtu do ketë zhvillim dhe do bëhet përmbysje e rregullave të lojës, apo kompromis kudo futet si pjesë e kompromisit mandati që shqiptarët i kanë dhënë PS për të qeverisur e vetme deri në 2021 është ide ngushëlluese për të ridalë tek gardhi të enjten tjetër”, tha Rama.

Më tej shefi i qeverisë ka folur dhe për reformën zgjedhore teksa tha se ajo do të realizohet me deputet e opozitës së re, të cilët nuk i futi ai në parlament, por ishin në listat e PD dhe LSI.

“Këta në sallë nuk i kam sjell unë, por doktoresha e parashikimeve horoskopike dhe Lulzim Basha. Zonjat dhe zotërinjtë që kanë ardhur në Parlament do të pasqyrojnë rezultatin e reformës zgjedhore dhe t’i lëmë një derë të hapur, por jo këtu në parlament. Me që kanë vulat do i presim, por nuk do ti presim gjatë. S’do e lëmë veten në dorën e gjykimeve subjektive nga KiE se ata nuk duan të vijnë”, tha Rama.

Please follow and like us: