Albspirit

Media/News/Publishing

Xhaxho Plaku: BERTI, Ç’U BËRE MOR BURRË?

Berti ç’u bëre mor burrë.
Dil të shoç ç’heq Xhaxho nuri.
Se kisha pandehur kurrë.
Se do më kputej oshkuri

Hajde fol pak me ustanë.
Gjije kohën që të flaç.
Me drehem ma mori xhanë.
Ma mori shpirtin në llaç.

Pse s’ka shpirt katili fare.
Kur më sheh që qaj me lot.
Unë i ftohur në tajare.
Ky me llaç do magjen plot.

Mezi e ngrë kovën lart.
Dhe kur ia zbraz përmbi tullë.
Më bëhen sytë përçart.
Kërcet rruaza mbi pullë.

Lëmë e llaçit pist avioni.
Me përmasat e një lere.
Nuk përdor mistri afjoni.
E hedh me lopat xhenjere.

Me një kovë nuk e mund dot.
I hedh supit dy a tri.
Më beso në ke një Zot.
Më qëllon dhe me mistri.

Ma ka bërë kokën Atllas.
Meridianet vija vija.
Përmbi ballë dy kontinente.
Bashkë Afrika dhe Azia.

Kur nuk ka mistrinë pranë.
Më qëllon me kaçavida.
Kontinentet ku më vanë.
Më thot çu bë Antarktida?

I them shi qoshin e kokës.
Ku ka vija edhe gropa.
Në veri është Antarktida.
Dhe nga jugu është Evropa.

Paga fare qesharake.
Më rrjedh djersa në ulluk.
Për një ditë rrumbullake.
Një baqet edhe një buk.

Aman më gjej zanat tjetër.
Ta di për nder po mu gjënde.
Në llaç smundem jam i vjetër.
Më mirë të fshijë zyrën tënde.

Në beson te perënditë.
Leckën nga dora se ndaj.
Të shkëlqejnë orenditë.
Cep më cep zyrën ta laj.

Aman se po vjen dhe vapa.
Mizat shoshoqen do shtyjnë.
Ti e she si jam nga mbrapa.
Në ulluk do më pështyjnë.

Çthem dhe unë pse ja fut kot.
Çkërkon o xhaxho kodoshi.
S’do të dijë një barkë plot.
Ç’heq e ç’vuan barkë boshi.

Please follow and like us: