Albspirit

Media/News/Publishing

Ndue Ukaj: Pushteti politik i bazuar në dokrra patriotike

Pushteti politik i bazuar në dokrra patriotike, e ka shkretuar dhe shëmtuar jetën tonë.
Ky pushtet është shterp. Jeton për vete dhe për eksistencën e vet. Synon njëtrajtshmërinë, siç bëjnë gjitha pushtetet sunduese- jo demokratike. Ky pushtet e ka deformuar rriten popullit, duke e tkurrë ne deri në hiçgjë. Me gjuhën dhe mendimet të mjera. Me qëndrime dhe veprime sharlatane. Me politikanë të mjerë dhe injorantë.
Por kjo e keqe s’ ka ardhë vetvetiu. As nuk ka pikë nga qielli. Ka dalë nga ne. Nga gjithë ne që u kemi dhënë krahë idiotëve dhe të fortëve. Nga gjithë ne që kemi duartrokitur dhe bërë like çdo gjëje. Nga gjithë ne që kemi bashkëjetuar me të keqen.
Kosovës i duhet një kthesë e madhe dhe atë nuk ka kapacitete ta bëjë vetëm politika.
Atë mund ta bëjmë të gjithë së bashku. Dhe, pikënisja për një kthesë të madhe është që të bëhemi së pari të vërtetë me vetveten dhe pastaj me të tjerët. Me miqtë tanë, pa të cilët nuk mund të mbijetojmë.
Deri tash, aspak nuk kemi qenë të vërtetë, as me vetveten e as me të tjerët.
Hipokritë, po, sepse ky profesion ka shërbyer mirë në djerrinën tonë politike dhe mediale. Ka krijuar autoritete të rreme dhe lavdi të rreme.
Këtij pushteti shterp duhet t’ ia shkulim rrënjët, por së pari nga mendësia jonë, aty ku ngjizet dhe formësohet e mira dhe e keqja.
Shoqërinë tonë e ka mbuluar errësira, prandaj duhet të fillojmë t’ i ndezim qirinjtë. Secili të vetin. Vetëm kështu mund ta ndriçojmë këtë errësirë të pashpresë.

Please follow and like us: