Albspirit

Media/News/Publishing

Orjola Pampuri: Narcizi po i afrohet pellgut të rrezikshëm

 

Sot narcizi mbante fjalimin e rradhës, duke kujtuar 10-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe të mendosh që me të kryeministër, s’do ishim anëtarësuar as në vitin 2200.

Të mendosh që udhëton çdo javë nëpër Shqipëri, në rrugë të asfaltuara, në tunelin e Kalimashit, në rrugën e Kombit, në rivierën e jugut bashkë me arteriet e saj, të cilat nëse do të ishte për të, sot do të ishin si në Mesjetë. Ai vetë nuk ndërtoi asnjë kilometër rrugë, veçse mendoi si t’ua jepte me koncension klientëve të tij, për t’i ‘gërryer’ edhe kockën shqiptsrëve.

Nga ana tjetër, i klonuari, por dhe ambiciozi i pozitave të tij, kryellafazani i Tiranës, Veliaj, seç mbjell çdo ditë ca fidanë, me të cilët kërkon të fshehë kulla dhe i trumbeton si sukses, duke i veshur çdo ditë këtij pseudosuksesi nga një fytyrë klienti e bashkëpunëtori, me lopatë në dorë.

Mashtrime nga më të paskrupulltat, që u del boja nga raportet e ndërkombëtarëve, siç ishte raporti i DASH (Departamentit Amerikan të Shtetit), i cili Shqipërinë e cilëson si pikën kyçe të trafikut të drogave të forta dhe pastrimit të parave, apo ekspertja gjermane e cila pohon problemin e madh me blerjen e votave nga qeveria Rama, apo propozimi i tre partive kryesore në Holandë që diskutojnë vendosjen e vizave për Shqipërinë.

Nga ana tjetër, përpos, pasqyrimit të këtij realiteti nga ndërkombëtarët, shqiptarët po përjetojnë çdo moment të jetës së tyre pasojat e këtij kaosi. Edi Rama dëmtoi demokracinë në këtë vend, cenoi stabilitetin dhe vetë po përdor disa individë që ka vendosur t’i ketë opozitë, si maskë oksigjeni për të mbajtur frymë në grahmat e fundit të qeverisjes më të dështuar, e më të korruptuar pas asaj të diktatorit Hoxha.

Pellgu i fundit ku do të shohë veten i kënaqur nga mëkatet e vetëkënaqësisë, do ta përpijë, duke i ofruar një fund të dhimbshëm, siç i ka hije një diktatori.

 

Please follow and like us: