Albspirit

Media/News/Publishing

Basha: Shqiptarët duan demokraci, largimi i Ramës emergjencë

Partia Demokratike organizoi sot në Durrës organizoi sot një takim të hapur në sheshin para bashkisë së qytetit bregdetar. Në fjalën para durrsakëve, që kishin dalë në këtë tubim, Basha tha se shqiptarët janë ngritur për të mos u ulur më derisa në Shqipëri, të kemi një demokraci të vërtetë. “ Fryn era e ndryshimit era e lirisë që ka ardhur gjithmonë nga qyteti juaj.  Anembanë po fryn e shpresës për një ndryshim të madh të vërtetë të cdo familjeje shqiptare. Shqiptarët janë zgjuar, shqiptarët janë ngritur për të mos u ulur më derisa në Shqipëri, të kemi një demokraci të vërtetë liri e mundësi për cdo qytetar drejtësi e barazi para ligjit. Sa herë që një regjimi i vjen fundi, përsërisin të njëjtat shfaqje të shëmtuara. Shfaqje të shëmtuar përsëriti edhe dje në Durrës njeriu përgjegjës për varfërimin më të madh të shqiptarëve, kryehajduti i kapur duke vjedhur votën e durrsakëve e të shqiptarëve, njeriu që ka hequr nga sofrat e shqiptarëve bukën e fëmijëve, duke rritur koston e jetesës. Ja ku jemi këtu, dua t’ju pyes si janë punët këtu në Durrës, dje isha në një takim, për ngushëllimnë shtëpinë e Ali Memës, dhe biseda e parë janë hallet e përditshme që iu kanë zënë fytin”, u shpreh Basha. “Largimi i tij është emergjencë kombëtare. Këtë para disa kohësh shumëkush do kishte thënë e pamundur të mblidhen kaq shumë e të protestojnë. Ky miting i përmasave që Durrësi se ka parë e se ka njohur prej kohësh. Durimit i ka ardhur fundi e rruga e vetme është ajo që kemi nisur sëbashku. Qeveria s’na duhet për barcaleta, na duhet të kujdeset për hallet e problemet e qytetarëve”-vijoi kryedemokrati

Please follow and like us: