Bato Haxhiu, Andi dhe struktura serbo-ruse në Kosovë
Enver Bytyçi
Më datën 23 Mars postova një profil të Andi Haxhiut, në të cilin shkruhej se ky Andi është këshilltar në ministrinë ruse të Mbrojtjes. Në fillim isha skeptik ta besoja këtë lajm. Nuk do të habitesha aspak nëse një ditë zbulohet se i ati i tij, Bato, siç e thërret atë Andi, është oficer i lartë i zbulimit rus, se për shërbimet serbe ai është i provuar. Historia e shërbimeve të fshehta është e mbushur me mijëra shembuj, kur një spiun i një vendi mik, rekomadohet te një shërbim tjetër në një vend mik. Serbia e Rusia janë dy vende dhe dy shtete më shumë sesa mike. Shkëmbimi i spiunëve midis tyre është shërbimi më i pakët që ato i bëjnë njëra-tjetrës. Kjo do të thotë se Batoni, duke qenë spiun i Stanishiqit të Milosheviçit, nuk ka asnjë pengesë të jetë edhe spiun i një Stanishiqi të Putinit. Mundet të jetë gjithashtu spiun i pallatit mbretëror, siç është në pallatin presidencial të Beogradit!
Po Andi, djali i Batos, a është këshilltar në ministrinë ruse të Mbrojtjes?! Ai e ka përgënjeshtruar një gjë të tillë. Thotë se është në Edinburg e nuk ka lidhje me Moskën. Gjithkush do të priste një përgjigje mohuese të tij ndaj postimit të asaj çfarë Andi kishte afishuar në faqen e Twiter. Ndërkaq sot jam i bindur se profili me të cilin ai dëshmohej si këshilltar i ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë ishte i vërtetë. Vetë ai e pranon këtë fakt, kur thotë se “ishte një lojë”! E pranon këtë edhe kur i adresohet me simpati Vladimir Putin si shtetar i pakontestueshëm, ose kur po në këtë përgjigje shpreh besimin se vetë ministria e Mbrojtjes e Rusisë “do ta përgenjeshtrojë faktin, që ai është këshilltar i saj”!
Atë profil e gjeta nga mesi muajit Mars. Më 23 Mars e njoftova në rrjetet sociale, prej ku e mori media. Pas reagimit të Andi Bato Haxhiu kontrollova profilin në të njëjtën adresë interneti dhe më rezultoi se pas publikimit të statusit tim, Andi e kishte fshirë atë dhe në vend të tij kishte vendosur një status tjetër. Prej këtij momenti faktin se Andi Haxhiu është i besuar i rusëve duhet ta pranojë edhe një bastard i parlamentit të Kosovës, që është në atë sallë për shumë e shumë arësye, por jo për ide për zhvillimin e vendit të tij. Por se çfarë besojnë monstrat dhe perversët, kjo është gjëja e fundit me të cilën do të merresha. Monstrat e perversët nuk kanë turp, nuk kanë atdhe, nuk kanë as fe e ideal. Prandaj nuk ia vlen të merresh me ta!
Ndërkaq njoftimi im për shërbimin rus të djalit të Bato Haxhiut u shoqërua me një kërcënim direkt nga një njeri i rrethit të tij. “Na ke shqetsu e po na shqetsove do t’shqetsojmë”, thotë njeriu i Batonit. Nuk është fjala për një reagim kërcënues, por është fjala për më shumë. Baton Haxhiu ka frikë se e vërteta mund të zbulohet deri në vrimat e errëta të veprimtarisë së tij antishqiptare në bashkëpunim me spiunazhin serb dhe rus.
Prandaj kërcënimi erdhi si paralajmërim për faktet që do të sillja në publik. E vërteta se Batoni është bashkëpunëtor i ngushtë i Beogradit kundër integritetit territorial të Kosovës tashmë është e provuar dhe e pohuar prej vetë atij. Faqja e portalit të Partisë së të Gjelbërtëve në Gjermani shkruante këto ditë se “Ndarja e Kosovës është ëndërra e nacionalistëve serbë”. Baton Haxhiu, bashkë me Edi Ramën dhe Hashim Thaçin janë në këtë anë, në aksion për të realizuar ëndërrën e Serbisë së Madhe të nacionalistëve serbë.
E vërteta se Bato është bashkëpunëtor i eksponentit serb të shërbimit sekret, Stanishiq, edhe kjo nuk ka nevojë për ta vërtetuar! Se Batoni u gufos kur Milosheviçi i tha se “Ti je i joni”, edhe këtë e kanë parë në ekran gjithë shqiptarët! Ndërsa nga logjika dhe tradita e funksionimit të shërbimeve sekrete dijmë që në themel qëndron besueshmëria. Bazuar në besimin dhe aftësitë, në aksesin dhe mundësitë që u jepen, njerëzit e shërbimit serb, përfshirë Batonin, ngarkohen me detyra speciale. Batua i ka marrë tashmë përsipër detyrat speciale në raport me Serbinë dhe Rusinë. Ndarja e Kosovës është misioni i tij më i fundit e më madhor! Besueshmëria e tij është e provuar gjenetikisht me të atin e ndoshta edhe më tej në pemën e tij familjare. Ata që janë marrë në pyetje prej të atit të Batonit për veprimtarinë patriotike shqiptare dhe që janë ndëshkuar prej tij e dëshmojnë si spiun gjyshin e Andit. Andi ka kredite besueshmërie dy herë më shumë krahasuar me Baton.
Statusi i tij shkon më lart, sepse edhe shkollimin e ka të tillë. Të njëjtën skemë dekonspiroi në adresë të Edi Ramës vetë ambasadori rus në Tiranë, Aleksander Karpushin para tri ditësh. Ndërkaq djali I Batos, Andi, nuk ndalet. Ai ka shkruar gjithashtu një ese të gjatë për të ngarkuarin si ministër i Jashtëm I Shqipërisë, Gent Cakaj, për të cilin ka gjithashtu dyshime të bazuara se është i rekrutuari e jo vetëm i preferuari i Beogradit. Por çfarë ka më tej? Drejtësia në Kosovë duhej t’i bënte disa pyetje Baton Haxhiut për të hetuar bashkëpunimin e tij të ngushtë me shërbimet sekrete armike të Kosovës. Psh pse shkon në Graçanicë, me kë takohet, cili është bashkëpunimi dhe aferat që realizon me serbët në këtë qytezë? Pse udhëton në Beograd dhe prej aty menjëherë në Prishtinë e në Tiranë? Madje disa herë direkt nga Beogradi në Tiranë. Çfarë mesazhesh merr e jep, çfarë porosish përcjell midis Vuçiqit, Ramës dhe Thaçit? Pse Baton Haxhiu, ashtu si Rama dhe Thaçi, asnjëherë nuk bënë ndonjë kritikë ndaj Aleksandër Vuçiq, ndërkohë që sulmon “si luan serb” të gjithë ata që kundërshtojnë projektin e këtyre tre antishqiptarëve për ndarjen e Kosovës?! Cilat janë lidhjet me qendrën e zbulimit rus në Nish? Pse Nishi ishte qyteti i promovimit të ndarjes së Kosovës prej Vuçiq, Ramës dhe Batos? Si bëri të mundur Batoni të monopolizojë tregëtinë e grurit, drithrave në përgjithësi dhe miellit serb në Kosovë e në Shqipëri pas ardhjes në pushtet të Edi Ramës? A është kjo aferë një shpërblim për shërbimet antishqiptare të tij në Beograd?! Dhe cili do të jetë shpërblimi që do të marrë Bato e dy eksponentët e dy shteteve tona për ndarjen e Kosovës?
Tiranë, 30.03.2019