Albspirit

Media/News/Publishing

Pëllumb Nako: Djegia e mandateve

Djegia e mandateve nga ana e opozitës duket si një lëvizje e ngjashme me lojën e bilardos ku me një goditje kapen disa shënjestra njëherësh:
Lideri i opozitës u kthye nga “djalë i mirë” në një “kockë të fortë”.
I dogji kryeministrit lojën e tij të dashur demagogjike që si pa dashje linte të kuptohej se me opozitën merrej vesh nën rrogoz.
I dha të kuptojë shumë parlamentarëve të opozitës se janë vërtet në opozitë, pasi duket se shumë prej tyre e kishin harruar fare këtë fakt.
U tha gjithë ish-deputetëve “punoni dhe ndryshoni” në rast se doni vërtetë të bëni karrierë në politikë.
U tha disa ish të rëndësishmëve të opozitës se lideri nuk po bën një opozitë fasadë.
Detyroi sharlatanët brenda radhëve të saj të delnin në dritë e të futeshin në parlament. Boll ishin fshehur.
Detyroi shefin e qeverisë të nxjerë gjithë aset nën mëngë, të mishëruara në organizata të ashtuquajtura të shoqërisë civile.
E bëri të ashtuquajturën shoqëri civile të hedhë maskën e paanësisë poshtë.
Qartësoi rregullat e lojës me kundërshtarin politik.
U tha njerëzve që misioni nuk do të braktiset në mes të rrugës.
Shkurt e pastroi ujërat e ndejtura mbushur me plot papastërti.

Please follow and like us: