Të tjera shkarkime janë bërë nga ministri Gent Cakaj
Të tjera shkarkime janë bërë nga ministri Gent Cakaj në shërbimin diplomatik. Ministria e Jashtme bëri të ditur se është shkarkuar diplomatja, Blerta Derhemi pjesë e misionit shqiptar në BE, e cila do të kthehet në Tiranë.
Një tjetër i shkarkuar është Artur Porpollogu, konsull në Ambasadën Shqiptare në Athinë, konsullja e Shqipërisë në Danimarkë Marsela Xhixho, ndërsa do të lirohet nga detyra edhe konsulli në Hungari Marin Meksi, i cili do të transferohet në Tiranë.
Sipas këtij dikasteri shkarkimet vijnë për shkak të emërimeve nepotike dhe punësimit të parregullt në shërbimin diplomatik.
Please follow and like us: