Albspirit

Media/News/Publishing

Pezullohet boksieri që puthi moderatoren bullgare

Boksieri i kategorisë së peshave të rënda, Kubrat Pulev, puthi në buzë gazetaren që po e intervistonte. Ai është kritikuar në rrjetet sociale për puthjen me forcë. Disa ditë më pas Kubrat Pulev, është pezulluar për veprimin që bëri nga Komisioni Shtetëror i Atletikës në Kaliforni. Në deklaratën e CSAC thuhet:

“Përpara se të licencohet për tu ndeshur edhe një herë boksieri Kubrat Pulev duhet me patjetër të dalë para komisionit dhe të demonstrojë principet e respektit”. Në një postim në rrjetet sociale, Pulev pretendon se janë miq dhe bënë shaka për puthjen. Më poshtë keni videon e momentit kur ndodhi puthja:

  

 

Please follow and like us: