Sinan Kërpaçi: DY MA SHTROJNË SOFRËN
T’i bëra edhe sot ca thërrime, o Jon,
të më mbajë kjo e ngrënë deri në Tiranë
autostradës “Nuk ka penë apo penel
të përshkruajë bukurinë…”*
Dy janë që ma shtrojnë sofrën mua
dhe më shtojnë fuqinë:
ti me moshën – nga nuk mbahet mend
dhe ajo nëntëdhjetedy vjeç, e brishta:
shikon nga rruga sa t’i shfaqem unë,
numëron ditët e mungesës me gishta
të dëgjojë zërin tim:
s’jam në qiell, nënë, as në tokë,
mos shiko nga rruga të dëgjosh një bori,
as andej nga shkojnë avionë!
Jam në prehrin tënd dhe kur jam në Jon!
*Nga letra që Lord Bajron i shkruan nënës së tij i mahnitur prej bukurisë joniane.
8. 8. 2016 (Rrugës Sarandë – Tiranë).
Please follow and like us: