Surprizat e horoskopit javor, 1-8 Prill 2019
Dashi
Intuita për ju të lindurit të shenjën e dashuri do të jetë vërtetë e fortë këtë javë, e sidomos të martën. Lëreni ëndrrat dhe ndjenjat t’iu drejtojnë për t’u bërë njeriu që doni të bëheni. Hëna e re do të vijë në shenjën tuaj të premten dhe pritet të sjellë shumë pozitivitet në jetën tuaj.
Demi
Ndiheni të izoluar? Kjo gjendje për ju të shenjës së demit duket se do të marrë fund të martën. Do të mblidheni me miqtë tuaj më të afërt. Do ishte mirë që të ndanit emocionet tuaja me ata. Hëna e re, e cila hyn të premten do t’iu ndihmojë të çliroheni nga situata apo ndjenja ku keni ngecur. Përpiquni t’i lini të shkojnë.
Binjakët
Pritet që kjo javë t’iu frymëzojë shumë në aspektin profesional, e sidomos ditën e martë. Ndoshta pritet të keni edhe një ngritje në detyrë, përpiquni që këto parashikime ti ktheni në realitet. Hëna e re të premten do ju ndihmojë të kuptoni rolin tuaj si mik dhe si të ndihmoni komunitetit që doni t’iu shërbeni. Kaloni kohë me miqtë e ngushtë këtë fundjavë.
Gaforrja
Mendoni për gjëra të mëdha ju të shenjës së gaforres. E marta do ju çlirojë nga mendimet që ju kanë lënë të pasigurt dhe të frikësuar. Çlironi mendimet dhe do ti riktheheni gëzimit. Jeni gati për të bërë hapa përpara në karrierën tuaj? Hëna e re ditën e premte do t’iu ndihmojë në aspektin profesional. Ëndrrat tuaja do të realizohet në javët në vijim.
Luani
Jo vetëm që keni shumë kimi me një person special dhe sidomos ditën e martë, por gjithashtu ju keni dëshirë të mësoni të vërtetën. Mendoni rreth qëllimeve tuaja për të udhëtuar apo për të mësuar diçka më shumë. Ju do të jeni një version më i zgjuar dhe më i kulturuar i veten në pak kohë.
Virgjëresha
Dashuria është në ajër për ju të shenjës së virgjëreshës. Ditën e mërkurë pritet të keni takime romantike, të cilat mund të çojnë edhe në lidhje afatgjatë. Diçka e tillë do të forcohet edhe më shumë të premten më hyrjen e hënës së re. Mendoni për dëshirat tuaja si dhe për mundësinë sesi dy njerëz mund të shërojnë njëri-tjetrin.
Peshorja
Ditën e martë do të shpërbleheni për të gjithë punën fizike dhe emocionale që keni bërë gjatë gjithë kësaj kohe. Tashmë mund të pretendoni të hidhni hapa të mëtejshëm. Hëna e re që pritet të hyjë ditën e premte prek sektorin tuaj të romancës duke dëgjuar qëllimet që ju keni në këtë fushë. Në këtë mënyrë do të mund të përmbushni pritshmëritë tuaja si dhe të realizoni ëndrrat.
Akrepi
Kjo do të jetë një javë shumë e zjarrtë për ju të shenjës së akrepit. Të vërteta do të mësohen gjatë kësaj jave dhe ju do të jeni gati të përballeni me to. Më pas do të fokusoheni tek vetja juaj dhe kujdesi që do tregoni për të. Hëna e re do të shfaqë qëllimet tuaja fizike dhe emocionale. Besojini instinktit tuaj.
Shigjetari
Edhe ju mund të jeni të ndjeshëm shigjetar. Ditën e martë do të ndiheni të tillë dhe do të ishte mirë të hapeshit me të tjerët, nuk mirë të mbylleni gjithnjë në vetvete. Hëna e re do të shfaqë qëllimet tuaja duke ju bërë të dukeni të lumtur, me vetëbesim dhe kreativ. Nënvizoni ndjenjat pozitive që doni të përjetoni do ti ndjeni në pak kohë.
Bricjapi
Flisni sa më shumë gjatë kësaj jave ju të shenjës së Bricjapit. Jeni të frymëzuar për të shpjeguar me kujdes veten tuaj të martën, çka do ju ndihmojë për të ndërmarrë veprime që kanë kuptim. Hëna e re do ju ndihmoi në qëllimet tuaja në shtëpi, familje dhe në planin emocional. Do të jetë padyshim një javë e mirë për ju.
Ujori
Trajtoheni veten mirë të martën ju të shenjës së ujorit. Ju e keni merituar plotësisht diçka të tillë. Bëjini vetes një dhuratë që do t’iu lumturojë, e meritoni. Hëna e re do ju ndihmojë në mënyrën sesi komunikoni dhe sesi dëgjoni. Pritet të triumfoni në pak kohë.
Peshqit
Përdorni fjalët këtë të martë, pasi është mënyra më e mirë për të shprehur ato që ndjeni. Lejoni që të tjerët të njohin pikëvështrimin tuaj brilant. Hëna e re të premten tregon qëllimet tuaja lidhur me kujdesin për veten dhe paratë. Do të jeni të sigurt në planin financiar kështu që shijojeni.