Hapet supermarketi i seksit, 300 metër dhe psikologë
Supermarketi i seksit do të hapet më 4 prill në orën 10.00, në Susegana të Treviso, në Itali.
Marketi është organizuar nga Diego Bortolin dhe partnerja e tij Marina, të cilët kanë ndërtuar një “perandori”, në sektorin e lojërave seksuale me markën “Le tentazioni”.
“E kemi quajtur supermarket, për shkak të përmasave mbi 300 metër sipërfaqe dhe me shumë risi brenda. Po ashtu do të ketë edhe të diplomuar në psikologji, për gjithë ata që duan këshilla për një raporty të qetë seksual”, thonë Diego dhe Marina, shkruan noa.al.
Gjatë viteve të fundit produktet e “Le tentazioni”, gjendeshin në mbi 80 dyqane në Itali.
Diego dhe Marina, arritën të depërtojnë edhe në Austri, me produktet e tyre.
Please follow and like us: