Organizon një takim në një chat erotik: por kush i vjen në takim … kunata
Pa dijeninë e gruas, ishte regjistruar në një chat takimesh, por takimi i fundit i doli një surprizë e keqe: ta priste, në hotel, ishte e kunata. Historia, e treguar nga revista italiane Messaggero, ndodhi në Scafati, në krahinën e Salerno.
Përkundër përpjekjeve për të qetësuar motrën e gruas së tij, duke e lutur atë për të mbajtur sekretin, ajo as nuk e dëgjoi të shfajsohej. Pasi morri vesh ngjarjen, gruaja vendosi të ndërmarrë veprime ligjore.
Në fakt, kunata menjëherë paralajmëroi gruan e burrit (motrën e vet) , duke treguar atë që ndodhi. Gruaja nuk humbi kohë dhe vendosi të dëbonte burrin e saj nga shtëpia, duke I nxjerrë valixhen jashtë derës. Pastaj ajo shkoi në një avokat për të filluar praktikën e ndarjes dhe kompensimit për dëmet morale. Kur historia është përhapur, në Scafati më shumë se një njeri ka vendosur të provojë fatin e tij në loto./ 360grade.al