Albspirit

Media/News/Publishing

“MË MIRË SE ASGJË”, libri përkushtues i Hava MUÇOLLARIT

 

MENDIMET NË VRAPIN E KOHËS

Sulejman Abazi NESHAJ

safe_image

Hava MUÇOLLARI

U futa ngadalë mes vargjesh, e pak nga pak kuptova që mes dy syve që të shikojnë me qetësi, buron në rrezatim thellësia e shpirtit, regëtimi i ndjenjave, brenda një vorbulle ere në shtrëngatë, ku vet shpirti i brishtë mes dashurisë i jep kuptim jetës. Më mirë se asgjë! Po po, më mirë se sa asgjë. Të kam parë ndryshe mbi tastierë, mes shifrave e tabelave marramendëse dhe nuk do të besoja asnjëherë, se mund të të shikoja midis vargjeve plotë ngjyra, tingujve, zërave të ngadaltë, pasthirrmave e psherëtimave të viteve të trazuara të jetës në rininë tënde, por tashmë e rritur, brenda dhimbjes, ropatjes, zhgënjimit, të një jete tjetër të kapërcyer, shpesh përtej zhargonit të zakontë të frymës. Kjo me sjell ndërmend thënien e pazakontë, që shpesh të agreson me vetëveten; rendja drejt frymës
së gjithckaje që na duket se është jona dhe vetëm jona duker dhënë imazhin e përjetësisë, dhe të asgjësë, që na degdis pa mëshirë drejt honeve e humbëtirave, që shpesh na rrethojnë në zbrazëtinë e shpirtrave të trazuar. Të njohësh vetëveten, sa kalon atë prag dhe ndjen mbi vete hijen e hardhisë në oborrin e shtëpisë, ndjen regëtimin e shpirti që të fut me kurajo në tërheqjen e universit, drejt abstraksionit të vargut, që shpesh të sjell shtrëngimin e frymës e të fut në dyshime. Eh, sa shumë të merr malli për viset e tua. Ndodh kjo, ndodh, e kështu ka ndodhur edhe edhe me ty. Të shfrytëzosh çastin, momentin, sekondën kur mendimi ropatet ngadalë midis gjithckaje që të përqafon dhe të ledhaton shpirtin dhe asgjësë, që të çon në zbrazëti.
Tashmë kjo ka ndodhur dhe në një kohë tjetër, tëka ngritur shpirtin në kujtime e vegime, oh sa të dashura… edhe pse shpesh me lot në sy. Zërat që thërrasin, vitet e jetës që ropaten ngadalë mes rreshtave, që vrapojnë në një tufë mendimesh midis lotit të kthyer në vesë mëngjezi, dhimbjes dhe gëzimit, shpesh të bëjnë qëtë harrosh veten, duke kujtuar e risjellë njerëzit e dashur, tokën, pragun, aromën e trëndafilit të bardhë, ndjenjat e arratisura në kohë, zhgënjimet…
Flokët e bardha dhe shpirti i pathinjur ka lënë gjurmët brenda një dimri njerëzor, që shpesh të kthen në vegjëli. Unë isha brenga jote, e ti mbete brenga ime, që më solle me butësinë e shpirtit tënd në mbretërinë e ëndërrave. Jemi rritur shumë. Dhimbja e tretuar më ka mësuar të të shikoj me sytë e zemrës dhe të të ndjej me prekjen e shpirtit, e tani i lutemi zotit për ty.

Sa i bukur përkushtimi!
Eh sikur jeta të ishte vërtet një poezi, ku ledhatimet e shpirtit të mund të merrnin energjinë e atomit në thellësinë e pafundme të materies, mes ndjesive të zërit të njerëzve të dashur, erës së luleve, aromës dehëse të qumështit mëmësor, zërit të dashur të mësueses, psherëtimave të hënës, të thirrjeve laktatare të kohëve të shkuara, që kanë lënë pas plagët e shpirtit, e ti bëhesh pa dashur brenda dhimbjes së këndëshme, vet rënoja e shpirtit tënd….ah sikur vërtetë jeta të ishte një poezi. Ti je vjeshta e trishtuar e gjetheve shumëngjyrëshe, që era i përhap në hapësirën e pamëshirëshme të rënimit, drejt ngricës së acartë dimërore, ku një shpirt paqësor vlon nën avujt e nxehtë, që pret të shpërthejë me vargjet e poezisë. “Më kanë shkaktuar dhimbje por askënd …s’kam vrarë.
Ah jeta!
S’qenka veç e marrë”. E ti më në fund shpërthen, duke mpleksur mendimet me gjithçka brenda saj, kalimthi në vrapin e kohës. Diçka e shkruar që të ka mbetur brenda syve, ulur në një stol buzërruge a në parkun shumëngjyrësh të qytetit tënd, me gjethet e vjeshtës ngatërruar  nëpër këmbë, mbështjellë në pallton tënde të lehtë jakëngritur…e mendimi të arratiset në Univers. Urime mike e shtrenjtë, kjo është vet poezia e jetës tënde.

Please follow and like us: