Albspirit

Media/News/Publishing

Abuzimet me të drejtat e njeriut gjatë Marsit në Iran

Irani është goditur nga përmbytje shkatërrimtare që nga mesi i marsit dhe mbi 200 njerëz janë raportuar të vdekur.Regjimi nuk është përgjigjur me ndihma nga qeveria, por me dërgimin e forcave shtypëse, si Trupat e Gardës Revolucionare (IRGC) dhe Bassij, për të shtypur protestat e mundshme, si dhe duke kërcënuar me arrestim ata që përhapin lajme rreth përmbytjeve në mediat sociale.

Në fakt, ka qenë vetë populli iranian ai që është turrur për të shpëtuar bashkëqytetarët dhe bizneset vendase ato që kanë ofruar shërbime falas për njerëzit që kishin humbur çdo gjë.

Kjo nuk është e habitshme, sidomos po të merret parasysh fakti se këto përmbytje janë pjesërisht rezultat i dekadave të keqmenaxhimit të mjedisit nga mullahët (d.m.th. ndërtime me tepri, shkatërrim i barrierave natyrore ndaj përmbytjeve, shpyllëzim, mos-pastrim i shtretërve të lumenjve, etj).

Por ky është vetëm një prej shumë shembujve të politikave shkatërruese të ndërmarra nga Regjimi në mars, politika që i kanë dëmtuar rëndë të drejtat e popullit. Le t’i shohim me radhë abuzimet më poshtëruese në Iran gjatë muajit të shkuar, por për ta lexuar të plotë raportin e tmerrshëm, klikoni këtu.

Dënimi me vdekje

Ka patur 15 ekzekutime në mars, duke përfshirë:

Torturë, ndëshkime çnjerëzore apo poshtëruese

Ka patur disa raporte për keqtrajtime dhe torturë brenda burgjeve të Iranit, veçanërisht ndaj të burgosurve politikë, ku përfshihet dënimi me goditje kamxhiku i tre aktivistëve të të drejtave të njeriut – Nasrin Sotoudeh, Jafar Azimzadeh dhe Mostafa Motoëri.

Trajtimi çnjerëzor i të burgosurve

Privimi nga trajtimi mjekësor

Autoritetet iraniane në burgun Raja’i Shahr dhe në burgun qendror të Urmia e kanë rritur presionin mbi të burgosurit politikë duke mos i lejuar të marrin kujdesin e duhur mjekësor. Kjo është një shkelje e ligjit ndërkombëtar dhe e rregullave të burgjeve iraniane.

Të burgosurit politik Ali Badrkhani, i cili mbahet në Burgun Qendror të Urmias, i është mohuar trajtimi mjekësor për sëmundjen e veshkave. Gjithashtu, ai mbahet në shoqërinë e kriminelëve të rëndomtë, gjë që shkel parimin e ndarjes së kategorive të të burgosurve.

Të burgosurit politik Abolghasem Fouladvand, i cili mbahet në burgun Raja’i Shahr, po i mohohet transferimi në spital për infarktin e tij.

Mungesa e procesit të duhur gjyqësor

Aktivistit të punës Arsham Rezaei iu mohua marrja e një avokati për procesin e tij të papritur gjyqësor më 15 mars, ku u dënua me 8.5 vite burg për “përhapje të propagandës kundër shtetit,” “mbledhje e bashkëpunim kundër sigurisë kombëtare” dhe “fyerje ndaj liderit suprem”.

Nuk është e qartë nëse nuk iu lejua marrja e një avokati apo nuk pati kohë të gjente avokat ngaqë nuk ishte njoftuar më përpara për gjyqin.

Liria e fesë dhe besimit

Baha’i

Dy anëtarë të minoritetit fetar Baha’i u arrestuan në mars. Njëri prej tyre, Saeed Nasseri, u arrestua më 21 mars, kur shkoi në prokurorinë e burgut Evin për të diskutuar mbi arrestimin e vëllait të tij më 18 mars.

Dervishët Gonabadi

Njëzet e tre anëtarë të urdhrit të Dervishëve Sufi janë dënuar me burgim dhe goditje me kamxhik.

Ata refuzuan të shkonin në seancën ku u dha dënimi pasi po protestonin kundër “vënies së paligjshme në arrest shtëpie” të liderit të tyre dhe kundër mungesës së procesit të duhur gjyqësor.

Persekutimi i minoriteteve etnike

Forcat e sigurisë së shtetit arrestuan të paktën tetë arabë Ahëazi dhe 24 kurdë.

Këto abuzime me të drejtat e njeriut janë të zakonshme në Iran dhe do të mbeten derisa Regjimi të bjerë.

Please follow and like us: