Albina Deda Gjoci: Mjekësia është në çdo minutë mision mirësie
Mjekësia duhet të jetë mision mirësie, bluza e bardhë është “parzmore” e rëndë në një sistem në kaos total.
Nëse shëndetësia vazhdon të rënkojë, të ankohet, të nënfinancohet, të ankohet për numër mjekësh, për mungesë specialistësh, medikamentesh, shtretërish, spitale deficitare, nëse nuk maten dhe nuk bëhet fjalë për cilësi e performancë, standarte, udhërrëfyes klinikë, a nuk është si ajo ura e vjetër me disa njerëz në të, që i mungojnë ca dërrasa, apo janë kalbur, e për t’i shpëtuar, duhet t’i meremetojmë e forcojmë për të siguruar urën, apo do sillnim dyfish njerëz të tjerë siç bëri në 6 vite Ministria e Shëndetësisë së Rilindjes për të kapur fonde e çeqe shtesë për tenderime e koncensione mes miqsh të ngushtë në kompani farmaceutike e teknologjike?!
Paratë në shëndetësi duhet të përdoren në opsion të përmirësimit të cilësisë dhe maksimalizimit të shëndetit të popullatës, të përdoren për plotësimin e mangësive të turpshme në spitalet tona, në shërbimet skandaloze.
Vendimmarrësit duhet të kuptojnë se koha e lojrave e mashtrimeve në shëndetësi ka kaluar, sepse shëndetësia është e popullatës, është e profesionistëve të devotshëm e human.
A mund t’i shfajësojë para dështimit, braktisjes, shprehja: “U nisëm për mirë, por ç’të bësh, na doli njëlloj”.
Miliona euro koncensione me paratë publike përbëjnë dezertim flagrant nga misioni që duhet të ketë sistemi shëndetësor publik, që në vend të përmirësohet, ndihmohet, financohet, reformohet, mirëmenaxhohet, rritjes së cilësisë së shërbimit ndaj pacientëve e gjithë popullatës, përbëjnë jo eficiencë e braktisje cinikisht.
Nuk duhet të braktisen asnjëherë njerëzit kështu, sidomos nga ne mjekët, besimit ndaj nesh si mjek, ne duhet të jemi përherë në anën e pacientëve, avokatë të tyre, pavarësisht atyre që vijnë e ikin nga drejtimi, e gabimisht na kujtojnë se jemi armiq apo kundërshtarë me to, vetëm se thamë e themi të vërtetën, sepse me sinqeritet themi atë që mendojmë e ndjejnë e prekin pacientët.
Mjekësia është në çdo minutë mision mirësie, bluza e bardhë është njëkohësisht dhe “parzmore”, tejet e rëndë që përballet me rreziqe, me të papritura në një sistem në kaos e i mbytur në hajdutëri e babëzi!
Së pari duhet të ndryshojmë “sindromin” e mosvazhdimësisë së arritjeve, mohimit të tyre vetëm se e bëri një qeveri tjetër, siç bëri sekti Rilindja (zhbëri gjithçka që nisi me reformën shëndetësore qeveria Berisha) rinisjen nga pika zero nga ku mentalitet mbetet “historia fillon me mua” e askush nuk zë mend nga kritikat, gabimet e dështimet!