Albspirit

Media/News/Publishing

Arben Bllaci: Bëj rrugën e gjethes që bie

Bëj rrugën e gjethes që bie,
Bëj rrugën e lotit që ngrin.
Bëj rrugën e natës me hije,
Bëj lugatin që terrin përpin…

Bëj rrugë tabuti mes lulesh,
Bëj pengun që meiti s’e humbi.
Bëj rrugën e rrapit tek shkulet,
Bëj rrugën e frymës së fundit…

Bëj rrugën e yllit këputur,
Bëj shfrymin e detit q’e pret.
Bëj rrugën e larvës në flutur,
Bëj brengën që s’u tret e s’u tret…

Bëj ikjen – blerim të patharë,
Bëj kthimin – ashër* qyshkur,
Bëj shpresën – gjon* duke qarë
Jo ku – ku, ku – ku, po kur – kur?…
4 prill 2019

ashër – ketu dru i thare prej kohesh.
gjon – zog vajtmtar.

Please follow and like us: