Regjimi iranian ka vrarë 608 trupa amerikane në Irak
Ushtria amerikane ka thënë se Irani ka kontribuar në vrasjen e 608 anëtarëve të shërbimit amerikan në Irak që nga viti 2003, sipas disa raporteve të deklasifikuara së fundmi.
Të martën, Brian Hook, Përfaqësuesi Special i SHBA-së për Iranin, tha: “Në Irak, mund ta deklaroj sot, bazuar në raportet e deklasifikuara të ushtrisë amerikane, Irani është përgjegjës për vdekjen e të paktën 608 anëtarëve të shërbimeve amerikane.”
Kjo është afërsisht 17% e të gjitha vdekjeve të 4,400 trupave amerikane në Irak nga viti 2003 në 201, por nuk përfshin mijëra irakenët e vrarë nga proksit e Trupave të Gardës Revolucionare (IRGC) iraniane.
Numri i vërtetë i anëtarëve të personelit amerikan të vrarë në Irak nga Irani – kryesisht përmes ofrimit të predhave eksplozive (EFP) nga Regjimi militantëve Shiite – ka qenë çështje debati për vite të tëra, ku Pentagoni e ka klasifikuar informacionin dhe ka llogaritur më parë rreth 500 vdekje të shkaktuara direkt nga Irani.
Në vitin 2015, gjatë dy seancave të veçanta dëgjimore të Komitetit të Shërbimeve të Armatosura në Senat, Gjenerali i Trupave Detare Joseph Dunford, i cili tani është kryetar i Krerëve të Bashkuar të Shtabit, dhe Sekretari i atëhershëm i Mbrojtjes Ash Carter thanë se numri ishte 500.
Dunford tha: “Nuk kemi mundur gjithmonë t’ia atribuojmë veprimtarive iraniane viktimat që kemi patur, megjithëse shumë herë dyshonim se ishte veprimtaria iraniane, edhe pse nuk i kishim dëshmitë e nevojshme forensike për ta vërtetuar këtë.”
Ndërsa më vonë atë vit, zëdhënësia e Komandës Qendrore amerikane, Majorja Genieve David, tha: “Është e rëndësishme të kuptojmë se statistikat e CENTCOM mbi shpërthimet e EFP [explosively formed penetrators (penetruesve eksplozivë)] janë një nëngrup i gjithë veprimtarive iraniane që llogaritet se kanë vrarë afërsisht 500 trupa amerikane në Irak gjatë OIF [Operation Iraqi Freedom (Operacioni Liria e Irakut)].”
Numri i zbuluar këtë javë është mbi 100 vdekje më i lartë se llogaritja e mëparshme.
Megjithatë, Hook vuri në dukje gjithashtu se tashmë, një vit pas tërheqjes së Trump-it nga pakti bërthamor, SHBA i është kundërvënë Iranit me më shumë forcë se kurrë, duke etiketuar mbi 970 entitete e individë iranianë, duke vënë sanksione mbi më shumë se 70 institucione financiare të lidhura me Iranin, duke marrë në shënjestër rrjetet iraniane të transportit të naftës, të cilat financonin diktatorin sirian Bashar Assad dhe grupin terrorist libanez Hezbollah, dhe duke u dhënë paralajmërime më shumë se 50 vendeve që të mos bëjnë biznes në Iran.
Hook tha: “Sanksionet tona kanë marrë në shënjestër një mori kërcënimesh, sidomos mbështetjen që Irani i jep terrorizmit, proliferimin e raketave, programin bërthamor, abuzimet ndaj të drejtave njerëzore, dhe të tjera.”
Ai vazhdoi: “Siç kemi bërë që nga fillimi, do të vazhdojmë t’u bëjmë thirrje të gjitha kombeve që të na bashkohen në rivendosjen e kërkesave bazë mbi Iranin që ai të veprojë si komb paqësor. Kjo përfshin ndalimin e përpjekjeve të tij për të krijuar armë bërthamore, ndalimin e testimit dhe proliferimit të raketave balistike, ndalimin e sponsorizimit të terroristëve, si dhe ndalimin e burgosjes arbitrare të personave me shtetësi të dyfishtë.”