Kastriot Dervishi: Nga e djeshmja te e sotmja, akuzat nuk ndryshojnë
Pjesë nga vendimi nr.25, datë 18.10.1970 i Gjykatës Popullore të Matit për dënimin e të pandehurve: Petrit Allamani, Isuf Tufa (babai i Agron Tufës), Sherif Allamani. Akuzoheshin për tentativë arratisje, ndërsa Tufa për moskallëzim “krimi”. Përpiluesit janë po ato.
“Transformimet socialiste dhe gjithë sukseset në ndërtimin e socializmit, vetë jeta, realiteti ynë socialist, janë pasqyrim i vijës së drejtë marksiste-leniniste që ka ndjekur partia jonë në etapa të ndryshme të zhvillimit të shoqërisë socialiste. Pra në vendin tonë janë krijuar të gjitha kushtet objektive, janë vendosur marrëdhëniet socialiste në prodhim si në qytet e në fshat dhe me punën e madhe edukative që ka bërë e bën partia, është rritur ndërgjegjja e njerëzve tanë, popullit punonjës në pajtim me kushtet objektive. Por partia ka theksuar se përderisa nuk është siguruar fitorja e plotë e revolucionit socialist në fushën e ideologjisë e të kulturës, nuk mund të jenë të sigurta e të garantuara as fitoret e revolucionit socialist në fushën politike dhe ekonomike”.