Kur prostitucioni në Shqipëri ishte i legalizuar
Vitet e fundit, në Shqipëri është hapur disa herë debati, për legalizimin e mundshëm të prostitucionit. Kundërshtitë kanë qenë dhe janë të forta, por nuk mungojnë as zërat që e mbështesin një gjë të tillë. Teksa ky debat zhvillohet ende, prostitucioni ka qenë i legalizuar në Shqipëri, më shumë se një shekull më parë, me një ligj të veçantë. Albspirit publikon dokumentin e ligjit të miratuar nga qeveria Ypi në vitin 1922, e cila miratoi “Rregulloren e kurvënies”. Vëmendje e veçantë në ligj i kushtohej trajtimit të femrës që ushtronte prostitucion. Në foton bashkëngjitur, mes ministrave bie në sy edhe Ahmet Zogu, atëherë ministër i Brendshëm.
Ja çfarë shkruhej në ligj:
“Çdo kurvë duhet të regjistrohet në regjistrin e veçantë të policisë. Ky regjistër përmban emrin, mbiemrin dhe datën e lindjes së kurvës, dëshminë, datën e fillimit të marrjes me këtë profesion si edhe vendbanimin.
Në këtë regjistër duhet të shënohet çdo ndryshim në jetën e “kurvënies”, çdo sëmundje, çdo shtrim në spital dhe çdo dënim që ka marrë si edhe nëse heq dorë nga profesioni në një datë të caktuar.
Çdo kurvë duhet t’i nënshtrohet vizitës”.