Albspirit

Media/News/Publishing

Mimoza Bici: Unë qesh sa gjithë bota

Ti më bën të qesh
Unë qesh sa gjithë bota
Ti më bën të kem turp
me veten
ku nuk më sheh askush.
Pse ma preve ëndrrën
e më linde?!
Unë sado kokrrizë dheu
çelem sa Universi
e shuaj marrëzitë.
Kush je Ti?

(M. Bici. Poezi nga cikli i poezive “Lulenata”, Tiranë , prill 2019).

Please follow and like us: