Albspirit

Media/News/Publishing

Ylli Xhaferri: Kthim te vetja

Inatin, kuturu, e kemi me jetën
s’na duket e virgjër
aq më pak e pastër
e pajetuar, jo që jo
si përzgjedhur nëpër tezgat e gabit

…një hap veprim
sa një botë premtimesh vlen!

dikush e ka përdorur më parë
shijuar e velur
dhe shpërdoruar
duke ia ngrënë thembrat
madje, gripuar në jakë e bërryla

…në gjunjë për pritmëri
orë pa akrepë mbetemi!

në sofrën e jetës që duket si e marrë hua
hiqemi si ta kemi zënë ne fillë
ndryrë në shterpësi:
ide, dashuri, qeveri, lindje, vakte,
art, politikë, vdekje, botime akademikësh.

…veç kthimi te vetja
bën që ta duam lamtumirën!

Please follow and like us: