Ina K. Zhupa: Abuzim i hapur me paratë e taksapaguesve nga Veliaj në krye të bashkisë Tiranë!
Raste të shumta ku fondet publike të përdorura nga Veliaj ose janë shkatërruar po nga Veliaj ose janë shkatërruar nga cilësia e dobët apo menaxhimi i keq i bashkisë.
Rasti i fundit është i fidanishtes së UBT; para një viti Veliaj mblodhi aty fidanë, sigurisht jo të paguara nga familja e tij, por nga paratë tona. Pas një viti ka marrë po ai vendimin që ta prish. Veç probleme që shkakton për universitetin, kemi një papërgjegjshmëri totale sesi shpenzohen paratë tona. Ai investim do shkatërrohet.
E njëjta skemë po të kujtojmë parkimin tek stadiumi kombëtar ‘Qemal Stafa’, e bëri të ri, me taksat tona, e inaguroi me pagesë dhe në pak kohë e prishi gjithë investimin duke ja dhënë Arenës Kombëtare për ta bërë pastaj parkimin nëntokësor. Para të tjera të shkuara dëm.
Po ashtu kemi raste pafund ku inagurimi i Veliajt nuk justifikon dot paratë e harxhuara dhe shkatërrohet sa hap e mbyll sytë. Kolektor të ri të paguar nga ne që përmbysin lagjet me shirat e parë, rrugë të inaguruara që shkrihen si sheqeri duke u bërë rrezik për banorët, fonde të vëna në përdorim që zhduken pa marrë asgjë mbrapsh qytetarët.
Ky është modeli i keqmanaxhimit, abuzimit dhe shpërdorimit të fondeve publike që qytetarët e Tiranës do e përbuzin masivisht kur të jenë përballë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.