Albspirit

Media/News/Publishing

Vargje poetike nga Silva Ternava

 

 

Do të të dua

 

Kam vendosur:

Të të dua në mënyra të panumërta.

Të dua ashtu si kurrë s’kam dashur njeri.

Do të dua në agimi e n’mbrëmje,

pranverë dhe vjeshtë.

Do t’i dua mendimet dhe ëndrrat,

trupin e buzët.

 

Kam vendosur:

Të ta dua frymën, rënkimin,

Ta dua djersën, energjinë,

lagështin dhe brendshminë.

 

Do të dua prekjen e tërheqjen,

n’mëngjes dhe muzg.

Do të dua butësinë, drithërimën,

gjithmonë dhe përgjithmonë.

 

Po të pres…

 

Djali

 

Thellë e mbërthyer në vete

n’mes mureve n’kështjellë

unë e ‘qëndrueshme’ si gjithmonë

brenda çirrem në humnerë

Ofshamë që shpon dhe gurin

a më dëgjon njeri…..

po zemra e nënës së mjerë

që kurbeti ndau fëmijën n’gji

o po kjo botë e mashtruar

si nuk ndien klithmën shkulëse

edhe kështu e shkumuar

nga kurbeti e përvëluar.

 

Jetë i thonë kësaj për t’jetuar

n’pritje nëna djalin për t’përqafuar.

 

 

Pa ju s’do të isha unë

 

Faleminderit të gjithë që më ndihmuat,

nëse s’më gjykuat.
Të gjithë që më uruat,

nëse më uruat.
Të gjithë që më gëzuat
nëse s’më hidhëruat
Ju që më ngritët,
nëse s’më grushtuat.
Ju që më përkrahët,
nëse s’më izoluat,
Faleminderit që më shtytë,
nëse s’më kurthuat
Faleminderit, faleminderit,
pa ju s’do të isha unë…?!

 

Ah, sikur…

Sikur ëndrra ime
të kishte gojë
ashtu e zhveshur
lakuriq të dalë…

sa do të doja
secili ta prekte

se herë – herë
e lehtë s’më është.

 

Mbylli sytë

Kur prekja ime të mungon
përmes drithërimës më ndjejë
mbylli sytë!

Lakuriq, përmes frymëmarrjes
do të vij e shpërthyer…
mbylli sytë!

Nën lëkurën e rrënqethur
t’kurrur katran
pjekja e diellit
me flladin e verës që djeg
shtërngoj…

Mbylli sytë!
aty jam…

 

 

Please follow and like us: