Albspirit

Media/News/Publishing

Rudina PAPAJANI: DHUNA…KJO PESHË E RËNDË!

 

 

Kur flasim për njerëzit ndjejmë peshën që ushtrohet ndaj tyre…dhunën psikologjike, fizike apo shpirtërore. Kjo dhunë po bëhet masive, madje po shikohet çdo ditë, qoftë dhe në trajta sporadike. Ky filtrim dhune krijon trysninë e anktheve, streseve të jetës që grumbullohen si energji negative duke krijuar përshtypjen e një shndërrimi dialektik të frikshëm, sidomos te fëmijët.

Unë jam partizane e filozofisë së edukimit të fëmijëve që në hapat e para, sepse po nuk patën një ndikim familjar shembullor, nesër do të kemi tregues të frikshëm dhune. Sepse ky edukim jep nesër një djalë apo një vajzë që do arrijnë të mbyllin dyert e urrejtjes për të dhënë mundësinë e qytetarisë së lartë.

Rëndom dhuna po kthehet dhe në familje ku vajza s’do prindërit…apo djali i ekzekuton ata pa ju dridhur qerpiku…nocion i hidhur të mos duash atë që të krijoi. Ne jetojmë në këtë shoqëri për të qënë të qetë, pa subjekte e drama sepse çdo ditë duhet të ofrojë dashuri…çdo ditë duhet të jetë një reagim për pasqyrimin e jetës pa kushte e manipulime.

Çdo dhunë…çdo urrejtje është e shëmtuar…le ta lëmë aty në vrimën e djallit ku e keqja të varroset me damkën e mos ringjalljes, t’i luftojmë këto episode vrastare që nesër dhuna të ngelet: Na ishte dikur një monstër…

 

Please follow and like us: