Gent Cakaj heq 350 pasaporta diplomatike
Në kundërshtim me ligjin, 350 persona përdorin pasaporta diplomatike, sipas ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj. Krahasuar me vendet e tjera, Cakaj tha se Shqipëria ka dyfishin e pasaportave diplomatike. Sipas tij, këto pasaporta zotërohen nga njerëz të cilët nuk kanë arsye pse të kenë të tilla, si gjyqtarë që nuk e kanë kaluar vettingun e deri te shoferë të disa personaliteteve. “Shqipëria ka 2-fshin e pasaportave diplomatike krahasuar me vendet e rajonit. Ky është fakt real, në shkelje flagrante të ligjit. Sot në Shqipëri ka më shume se 350 persona që mbajnë pasaporta diplomatike në kundërshtim me ligjin. Deputetët, gjyqtarë të lartë që s’e kanë kaluar ende vetingun dhe shoqërues të ‘vipave’. U bëj thirrje që të dorëzojnë menjëherë pasaportën diplomatike në të kundërt ato do të bllokohen dhe do shpallen të pavlefshme”, ka thënë Cakaj.