Albspirit

Media/News/Publishing

Lulzim Basha: Jo dialog me Edi Ramën!

Pavarësisht kërkesave të shumta nga ndërkombëtarët për t’u ulur në bisedime, lideri i opozitës Lulzim Basha refuzoi dialogun me Edi Ramën.

Asgjë nuk do të përparojë, asnjë dialog nuk do të nisë, pa larguar shkaktarin dhe arkitektin e narko-shtetit. Dhe mesazhi që kumbon kudo është ky: Nuk do të ketë më demokraci fallco, nuk do të pranojmë më parlament fallco, nuk do të pranojmë më drejtësi fallco, nuk do të pranojmë më ekonomi fallco”, tha Basha.

Gjatë takimit në Kukës dhe Kurbin, Basha u kërkoi demokratëve që me 13 prill të bëhen bashkë për të rrëzuar ramën nga pushteti.

Të gjitha sondazhet e Partisë Demokratike, të aleatëve tanë, të kundërshtarit tonë politik dhe ato të ashtuquajturat të pavarura, konfirmojnë se sot Partia Demokratike është shumicë absolute dhe, bashkë me koalicionin tonë, është gati që në një proces të lirë zgjedhor të marrë përgjegjësitë e drejtimit dhe qeverisjes së Shqipërisë drejt destinit tonë evropian.

Shumica dërrmuese e shqiptarëve, nëse zgjedhjet do të mbaheshin nesër do t’i jepnin mandatin qeverisës Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj.

Por miqtë e mi, zgjedhjet nuk do të mbahen nesër.

Dhe zgjedhje në Shqipëri nuk do të ketë pa garantuar kushtet dhe standardet që kurrë më krimi dhe kriminelët, hajdutët dhe oligarkët, të mos diktojnë një tjetër fallco-parlament dhe një tjetër fallco-qeveri“, vijoi Basha.

Lulzim Basha tha se qytetarët shqiptarëve kanë  nevojë për ndryshim dhe drejtësi.

 

Please follow and like us: