Shqipëria në fokusin e investimeve izraelite, ambasadori Canaj takohet me COCOS Group
Ambasadori i Shqipërisë në Izrael takon presidentin Elly Glaybman dhe menaxherin e bizneseve, Alexander Kaplun.
Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Bardhyl Canaj, zhvilloi një takim pune me përfaqësuesit e kompanisë së njohur izraelite, COCOS Group, presidentin Elly Glaybman dhe menaxherin e departamentit të zhvillimeve të biznesit, Alexander Kaplun, në lidhje me mundësitë e bashkëpunimit në fushën E-Commerce, G2G, B2B, infrasktrukturë dhe investime në Real Estate. Lajmin e bëri të ditur ambasada shqiptare në Tel Aviv, por dhe vetë faqja e grupit izraelit.
Ky është takimi i dytë midis palëve, pas atij të 15 marsit të po këtij viti.
Themeluesi dhe CEO i grupit, Elly Glaybman, i pranishëm në takimin me ambasadorin Canaj, do të kryejë së shpejti një vizitë pune në Shqipëri, ku do të shohë nga afër mundësitë e investimeve të grupit që ai përfaqëson.
Grupi izraelit ka një numër të madh kontaktesh biznesi në vende të ndryshme evropiane, dhe prania e mundshme e tyre në Shqipëri është një tregues i vëmendjes së investimeve izraelite.