Albspirit

Media/News/Publishing

Anila Kalleshi sugjeron dietën e pranverës

Dieta e pranverës na lejon të pastrojmē organizmin nga teprimet e dimrit dhe të humbasim peshë me një dietë me pak kalori por jo tepër restriktive. Në përgjithësi këshillohet të ndiqet për dy javë ose një muaj në mënyrë që të hiqen disa kile por me kusht që dhe pas dietës të vazhdoni të ushqeheni në mënyrë të shëndetshme dhe të ekuilibruar për të evituar të rimerrni përsëri kilet që humbët në kohë të shkurtër.

Kjo është një dietë që siç thamë më lartë duhen evituar ushqimet me kalori. Dhe të konsumojmë ushqime tipike të pranverës disa prej të cilave kanë një efekt të fortë detoksifikimi dhe të cilat ndihmojnë në humbjen e peshës. Për ktë arsye duhet përfituar nga vetitë e ushqimeve sezonale për t’u përballur më mirë me kohën e vështirë që mund të përjetojmë në tranzicion  nga dimri në pranverë me avantazh dhe për humbjen e peshës. Është gjithashtu e rëndësishme të konsumoni shumë çajra dietike dhe të merreni rregullisht me aktivitet fizik. Nëse dëshironi të keni rezultate me dietat në përgjithësi është mirë të ndryshoni stilin e jetesës në 360 gradë.

ÇFARË TË KONSUMOJMË

Frutat dhe perimet të cilat janë me fuqi diuretike dhe depuritive që pikërisht në këtë stinë na mbushin tavolinën. Si përshembull:

-rrepka
-ashparag
-bizele të freskëta
-lakra
-luleshtrydhe

Mbetet e vlefshme këshilla për të konsumuar 5 porcione me fruta dhe perime dhe ushqime të pasura me: magnez,kalium,hekur dhe vitamina të tjera. Të afta për të luftuar ndjenjën e lodhjes që ndodh gjatë ndryshimit të stinëve.

Sa i përket proteinave ,kjo dietë nuk përjashton asgjë ju mund të konsumoni peshk,perime,mish,djath i freskët,vezë.

Si pije përveç ujit është e këshillueshme te përdoret çaj jeshil,ujë i aromatizuar, lëngje frutash dhe perimesh.

E HËNË

Mëngjesi: Kos me drithëra integrale

Dreka:
Pasta integrale me salcë
Sallatë me rrepka

Darka:
Supë me legume
Karçof të gatuara me avull

E MARTË

Mëngjesi:
Kafe me qumësht
Tërshërë integrale me luleshtrydhe (ose frut tjetër të stinës)

Dreka:
Oriz me ashparag

Darka:
Krem bizelesh
Gjoks gjeli i pjekur
Bukë integrale

E MËRKURË

Mëngjesi: Lëng frutash dhe 2 fetë bukë integrale

Dreka: Rizoto me spinaq,vaj ulliri dhe limon

Darka:
Sallatë me perime
Salmon me patate

E ENJTE

Mëngjesi: Qumësht me muesli integral

Dreka:
Karçof
Panxhar
Bukë integrale

Darka:
Spinaq i zier me djathë
Bukë integrale

E PREMTE

Mëngjesi: Lëng me luleshtrydhe dhe biskota integrale

Drekë:
Bullgur me lakër të kuqe dhe djathë
Sallatë mikse

Darka:
Proshutë bresaola
Ashparag me vaj ulliri dhe limon
Bukë integrale

E SHTUNË

Mëngjesi: Kos me drithëra integrale

Dreka: Kus kus me perime mikse dhe fasule

Darka:
Peshk merluc me lakra të ziera
Bukë integrale

E DIELË

Mëngjesi:
Kafe me qumësht
Tërshërë integrale me luleshtrydhe

Dreka: Rizoto me karçof,rrepka dhe një vezë

Darka:
Qofte vegjetale
Perime mikse
Bukë integrale

Midis vakteve: Lëngje frutash dhe perimesh,Perime të pa gatuara ,Kos,Galeta orizi dhe misri ,fruta të thata.

Please follow and like us: