Albspirit

Media/News/Publishing

Lulzim Basha: Shteti ka rënë, policia arreston qytetarët e thjeshtë

Kreu i PD-së Lulzim Basha në një deklaratë për mediat është shprehur se dy ngjarjet e djeshme, tregojnë se shteti ka rënë. Sipas kreut të opozitës, policia e ka mendjen vetëm të arrestojë qytetarët dhe ka harruar të luftojë krimin.

‘Dy ngjarje ne një hark kohor prej me pak se 12 oresh ditene e djeshme jane deshmi se shteti ka rene. Se sot Shqiperia nuk ka rend publik dhe siguri. Se policia eshte kthyer ne nje bande qe per te pushtetin ilegjitim te marre me krimin i ka lene dore te lire krimit dhe po dhunon ne menyre shtazarake qytetaret. Dje ne oren 5:30 te mengjesit policia hyri neper banesa dhe hodhi gaz lotsjelles brenda shtepive ku ishin te pranishem edhe te mitur nga mosha 3 vjec e siper. Nga perplasja mes banoreve ne mbrojtje te shtepive te tyre 3 qytetare perfunduan ne spital ndermjet te cileve nje 76 vjecar me carje ne koke qe u operua, nje grua me thyerje kembe dhe nje tjeter grua me fraktura. 10 qytetare u shoqeruan ne polici te gjitha gra dhe 4 prej te cilave minorene dhe nje femije 5 vjec’, tha gjatë fjalës së tij kreu i PD-së Lulzim Basha.

Please follow and like us: