U vra gjatë grabitjes në Rinas, gruaja konfirmon se trupi në morg është i Admir Muratajt
Dilemës nëse është apo jo Admir Murataj personi që u vra ditën e djeshme, i është dhënë përgjigje. Gruaja e tij ka identifikuar viktimën. Pasi kanë marrë leje nga policia, vëllai dhe bashkëshortja e Admir Muratajt janë drejtuar drejt morgut të Tiranës për të bërë identifikimin e trupit. Pas këqyrjes së viktimës ajo ka konfirmuar të jetë i shoqi. Admir Murataj është dhe autori edhe i tre grabitjeve të tjera. Admir Murataj, që u ekzekutua 2 km nga Rinasi dyshohet nga policia se ka qenë organizatori i grabitjes se djeshme, ku u morën të paktën 10 milionë euro në pisten e avionëve. Fillimisht ishin mediat greke qe zbuluan identitetin e tij, ndersa pritet konfirmimi zyrtar nga policia.
Please follow and like us: