Albspirit

Media/News/Publishing

Tri poezi nga Katiola Karoli

 

 

Krijesë djallëzore

 

Endesha në shkretëtirat e shpirtit tënd.

Cfilitur nga ndjenja më mizore.

Kërkoja pak mirësi në atë vend.

Por ti ishe bosh, krijesë djallëzore

 

Endesha në shkretëtirat e shpirtit tënd.

Buzët e thara t’i njomja nga buzët e tua.

Po ti krijesë rëre, pa ndjenja.

Nuk dije kurrë të thoje të dua.

 

Sy mbyllazi

 

Eci sy mbylla zi në dhomat e zemrës.

Ajri ende mban aromën tënde.

Ylber ndjenjash krijuar nga ëndrra.

Ndjesi malli, dashuri dhe dhimbje.

 

Eci sy mbyllazi në dhomat e zemrës

Gjurmët që ke lënë janë atje.

Kujtimet e tua si magnet tërheqin ndjenjën.

Unë të kërkoj, të thërras ku je?!

 

Do ta varros dhimbjen!

 

Unë do ta varros dhimbjen.

Thellë, brenda shpirtit tim.

Ju lutem mbani një minutë heshtje

Mos sillni as lule as lotë, thjesht qetësi.

 

Unë do ta varros dhimbjen.

Do ta varros të gjallë atë.

Le tē përpëlitet si një anakondë.

Nuk do ta lejoj në jetën time më.

 

Mjaft! U bëre zonjë e jetës sime

Loti, mik i përhershëm i syve te mi.

Tē gjallë do tē të varros, o  dhimbje

Dhe per ty nuk do ndjej dhembshuri.

Please follow and like us: