Albspirit

Media/News/Publishing

Xhoi Jakaj: Kur për grabitjen e madhe në Rinas qeveria i bie nga Kina

 

 

Pasi u vodhën një ‘mal me para’, sot pothuaj në të gjithë shtypin e ditës me ilaritet rrënqethës shkruhej që u vra organizatori kryesor dhe lekët e vjedhësit e tyre ikën në drejtim të paditur…

Aeroporti “Nënë Tereza” po ruhet nga Ministria e Mbrojtjes me në krye Olta Xhaçkën, po krihet zona nga Ministria e Rendit me në krye Sandër Lleshaj dhe po hetohet për parregullësitë e kompanisë kineze thuhet nga Ministria e Transporteve dhe Energjitikës me në krye Belinda Balluku.

Fajin për grabitjen e ka Kina?!

Ah more popull, sa fatlum që je me këto qeveri të prodhuara prej 29 vitesh se ata ju rruajnë e ju qethin mirë në të gjithë krahët; nuk mbeti gjë pa u vjedh në këtë vend e faji gjithnjë mbeti jetim…kryesisht kur vidhen shuma të mëdha me para, prona, deti, toka dhe nëntoka…”fajin e kanë gjithnjë të tretët” dhe jo asnjëhërë personat përgjegjës.

Të na rrojë partia, dmth se ne nuk duam bukë, ujë e asgjë tjetër, ama ju të jetoni në paqe dhe luks me familjet tuaja pa ne ‘edhe bar do hamë’ e Kines nuk ia lëmë më te na e “rruaj” aeroportin që për fatin tonë të bardhë mban emrin e shënjëtores Nëna Tereza, por për fatin tonë të zi, ky aeroport po tregon dhe njëherë që politika dhe hajdutëria e kalon topin sa në një portë në një tjetër dhe këtë herë nuk ishte thjesht top, por thes me para…

Please follow and like us: