Albspirit

Media/News/Publishing

Duke pritur nga Trump “Marrëveshjen e Shekullit”

Daniel Pipes

Nga Daniel Pipes
Washington Times

Ndonëse plani i paqes i Presidentit Trump për konfliktin palestinezo-izraelit u bë dy vjet sot që kur është përmendur për herë të parë – çuditërisht – vetëm ai dhe një grusht ndihmësish i dinë detajet e sakta. Mirëpo, një vërshim rrjedhjesh të informacionit kanë pasur mjaftueshëm purputhje me njëra tjetrën sa që të radhitura bashkë, e të plotësuara nga biseda me zyrtarë të administratës, ofrojnë një skicë të mundshme të përmbajtjes së planit.

Këto sugjerojnë se plani precipiton në një shkëmbim madhor: shtetet arabe e njohin Izrelin dhe Izraeli njeh Palestinën, ndërsa që të dy kryeqytetet do të jenë në Jeruzalem. Kjo zgjidhje mbështetet mbi element të propozuara më parë nga Presidenti i Egjiptit, Sisi, në 2016, Administrata Obama në 2009 dhe nga Nisma Arabe për Paqe e vitit 2002, po edhe nga plani im i simetrisë, në 1990.

Këto plane të mëparshme ose kërkonin që Izraeli të bënte lëshim i pari, ose që të dyja palët të vepronin njëkohësisht. Ndryshe nga këto, Trump kërkon që lëshimet të fillojnë nga shtetet arabe dhe Izraeli të përgjigjet. Ky ndryshim bëri që Mahmoud Abbas i Autoritetit Palestinez (AP) ta hedhë poshtë menjëherë “marrëveshjen e shekullit” kur u takua me Trump, në maj 2017; madje një raport vinte në dukje se “Abbas e ka pasur gjithmonë frikë një plan të tillë” dhe e “kundërshtoi me forcë”.

Trump (majtas) nuk doli i kënaqur nga takimi i tij me Abbas, në 23 maj, 2017, në Bethlehem.

Pavarësisht nga ky reagim, marrëveshja e përfolur përmban shumë elementë të favorshëm për palestinezët:

– Palestina përbëhet nga Zonat A dhe B në Bregun Perëndimor në gjithë tërësinë e tyre, si dhe pjesë të Zonës C; të marra së bashku ato përbëjnë 90 përqind të Bregut Perëndimor;
– Kryeqyteti palestinez do të jetë brenda ose afër kufijve të zgjeruara bashkiake të Jeruzalemit, mbase në një zonë që shtrihet nga Shuafat në Isaviya, Abu Dis, dhe Jabal Mukaber;
– Një administratë ndërkombëtare do të mbikqyrë administratën e përbashkët AP-Izrael që do të qeverisë Bazenin e Shenjtë të Jeruzalemit (përfshirë edhe Qytetin e Vjetër);

Nuk ekziston ndonjë përcaktim zyrtar i Bazenit të Shenjtë. Këtu është një version, ai i Shaul Arieli i Nismës së Gjenevës.

 

– Një administratë e përbashkët AP-Jordani kontrollon vendet e shenjta islamike të Jeruzalemit;
– Egjipti, Jordania, dhe Libani u japin më shumë të drejta banorëve të tyre palestinezë;
– Banorët hebrej të qytezave më të vogla në Bregun Perëndimor do të zhvendosen;
– Një vijë tokë do të lidhë Bregun Perëndimor dhe Gazën;
– Gaza bashkohet me Palestinën kur AP të rimarrë kontrollin e saj;
– Washingtoni organizon një paketë gjigande ndihme ekonomike (mbase $40 miliardë, apo afërsisht $25,000 për çdo banor palestinez në Bregun Perëndimor) për AP-në;
– Palestinezët gëzojnë të drejtë përdorimi të përkohshëm të aeroporteve dhe porteve detare të caktuara izraelite derisa fondet nga jashtë të ndërtojnë objekte ekskluzive për AP-në.

 

Në shkëmbim, palestinezëve me sa duket do t’u kërkohet të pranojnë disa kufizime:

– Kontroll të vazhduar të forcave ushtarake izraelite përgjatë kufjve të Palestinës, hyrjet nga ajri dhe deti, si dhe Luginën e Jordanit;
– Njohjen ligjore nga qeveria e SHBA-së (dhe mbase edhe aneksimin nga Izraeli) të qytezave më të mëdha hebreje që përbëjnë gati 10 përqind të Bregut Perëndimor;
– Heqjen dorë nga “e drejta për t’u kthyer” për palestinezët që jetojnë jashtë Izraelit, të cilët do të pranojnë dëmshpërblim financiar;

Ta zëmë se përmbledhja e mësipërme është e saktë në thelb, mbeten tre shqetësime kryesore. E para përfitimet për Izraelin janë iluzore. Traktatet e tij të paqes me Egjiptin (të nënshkruar përpara 40 vjetësh) dhe Jordaninë (25 vjet më parë) nuk çuan në marrëdhënie kushediseçfarë tregëtare apo miqësore diplomatike, apo edhe në ndonjë shtim të kontakteve njerëzore. Në vend të këtyre, ato intensifikuan sentimentet anti-zioniste mes egjiptianëve dhe jordanezëve, ndërkohë që përmirësuan arsenalet e qeverive të tyre. Të njëjtin model të rritjes së armiqësisë ndoqën edhe marrëveshjet e tjera diplomatike arabe me izraelin – Libani në 1983, OÇP në 1993; pse do të jetë ndryshe atëhere njohja nga Sauditët apo Bahreini? Me fjalë të tjera, njohja nga shteti arab nuk sjlle ndonjë përfitim për Izraelin dhe mund të jetë e dëmshme.

Dhënia fund pretendimit palestinez për “të drejtën e rikthimit” është një tjetër përfitim imagjinar për Izraelin. Mjafton të kujtojmë farsën e mosndryshimit në vitet 1990 të Kartës së OÇP-së për të fshirë thirrjen për shkatërrim të Izraelit për të marrë me mend teatralizmat boshe që nap resin përpara.

Së dyti, ndonëse palestinezët gëzojnë përfitime reale dhe të pakthyeshme (para, territor, legjitimitet), ata me siguri do të vazhdojnë stilin e tyre tashmë shekullor të mosnjohjes së Izraelit me fushata çlegjitimizmi dhe dhune, si ka ndodhur që prej marrëveshjes së parë palestinezo-izraelite në 1993. Kjo për shkak se ideja e diskretituar e “Lindjes së Mesme të Re” e Shimon Peresit, sipas të cilës pasurimi dhe shpërblimi i palestinezëve do t’i bënte ata më paqësore, është në themelin e planit të përfolur të Trump-it. Përvoja e gjatë, nga ana tjetër, tregon se këto përfitime vetëm sa i bëjnë më të prirur për të eliminuar shtetin hebre. Shkurt, AP do të fusë në xhep “Palestinën” dhe do të intensifikojë anti-Zionizmin e vet.

Së treti, nëse izraelitët do t’i ankoheshin te Trump për këtë çlegjitizim dhe dhunë, ai ka mundësi që t’u përgjigjej me bezdi se: konflikti palestinezo-izraelit është zgjidhur tani dhe se ata duhet t’i kthehen jetës së tyre. Nëse do të këmbëngulnin, inati i tij i parashikueshëm do të dëmtonte jo vetëm Izraelin po edhe fushatën anti-Teheran dhe përpjekjet anti-islamiste në përgjithësi.

Shkurt, plani i raportuar përsërit llogaritjen e gabuar të madhe të diplomacisë tradicionale palestinezo-izraelite duke kërkuar tepër pak prej arabëve dhe shumë më tepër nga izraelitët. Parashikoj se kjo do të dështojë ashtu si ndodhi me ato nga Clinton, George W. Bush, dhe Obama.

Prandaj, amerikanët e shqetësuar për Izrael, Iranin, dh Islamizmin duhet të përgatiten për shpalosjen së shpjeti të një plani me siguri shumë problematik. Po, deri tani Trump ka qenë “presidenti më pro-Izrael i kohërave”, por si na kujton Bibla “mos e varni besimin te princët”./ylliria press/

Please follow and like us: