Albspirit

Media/News/Publishing

Gjykata rrëzon Autoritetin e Dosjeve: Bujar Sheshi nuk është sigurims

Gjykata Administrative ka pranuar kërkesë padinë e prokurorit Bujar Sheshi, duke shfuqizuar vendimin e Autoritetit të Dosjeve se Sheshi është ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Lajmin e ka dhënë avokati i Bujar Sheshit. “Gjykata vendosi të pranojë kërkesë padinë e zotit Bujar Sheshi. Ka shfuqizuar vendimin që ka marrë Autoriteti i Dosjeve duke pranuar plotësisht padinë sa i përket pretendimit të autoritetit se ai ka qenë një nga bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit. Gjykata ka pranuar pretendimet se nuk është i njëjti person dhe Bujar Sheshi nuk është një bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit, por ka kryer punën e tij si hetues në atë kohë në përputhje me ligjin, ka thënë ai. Bujar Sheshi është anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Pas fakteve të publikuara nga Autoriteti i Dosjeve, ishte Partia Demokratike që akuzoi Prokurorinë e Përgjithshme në lidhje me këtë emërim. Në atë kohë, organi i akuzës tha se gjithçka do të hetohej.

Please follow and like us: