Grabitja në Rinas, arrestohet ish polici nga Elbasani
Ndalohet në Elbasan njëri nga personat e përfshirë në grabitjen e Rinasit. Sipas informacioneve të para personi i arrestuar është me inicialet A.H. Të enjten në Opinion gazetari Spartak Koka tha se një ish punonjës policie, nga Elbasani dyshohet të ketë patur telefonata me pjesëtarë të këtij grupi.