Kostas Karyotakis: BAHÇEJA JAM
Jam ai kopësht që dikur me lule lulëzonte
e mbushej me të ëmbëlën e zogjve cicërimë,
me pëshpëritjen e avashtë, të puthjes psherëtimë
natën, kur nën freskinë e tij erosi gurgullonte.
Bahçeja jam, që pret këtu vite pa fund, në skërka
një kthim plot mall, me dëshpërim e adhurim fatal,
që s’ ka më lule por gulçon nën gjëmbat q’u bënë mal,
e ku bilbilat më s’këndojnë, veç fishkëllen nepërka.
Shqipëroi: Arqile Garo
nga libri “Pelegrin në ujëvarat e poezisë helene”.
Please follow and like us: