Albspirit

Media/News/Publishing

Orjola Pampuri: Kryeministri dhe shtetrrethimi…

 

 

Një gjë është e paqartë nga kush po e ruan kryeministri aeroportin, pasi 10 milionë euro në aeroport mund të grabiten vetëm nga një grup i mirorganizuar i mbështetur fort nga shteti.

Bllofi që po luan tashmë nuk mund të mbulohet me asgjë. Sot jemi përballë një grushti shteti, një emergjencë përballë një kaosi, ku çdo ditë dëgjon vrasje, asgjësime e grabitje në të gjithë vendin. Kupola qeveritare e përfshirë në çdo skandal shtetëror, vijon të qëndrojë në pushtet me pahir.

Çlirimi i vendit nga krimi dhe bandat e krimit me bashkëpunëtor vetë kryeministrin që me grabitjen e 10 milionë eurove, shpërthime tritoli e fakte të pamohueshme ku përfshihen zyrtarë të lartë të shtetit, të cilët bashkëpunojnë me bandat për të blerë votat, me të gjitha këto skandale, kryeministri në delir e në ikje artikulon ende tratativa për hapje negociatash, për të cilat sërish pengesë mbetet opozita.

Ky është paradoks, pas të cilit vetëm një mjeran si ky kryeministër mund të qëndrojë.

Më 13 Prill, të gjitha këto skandale, për secilin prej nesh duhet të jenë një motiv për të na shtyrë drejt rrugës pa kthim për të larguar këtë bandë të rrezikshme që ka marrë peng Shqipërinë.

Please follow and like us: